Java Kulturore Italiane, trio-ja e artistëve koncert në Berat

6 Qershor 2025, 10:11Kulturë TEMA
Java Kulturore Italiane, trio-ja e artistëve koncert në Berat

Shqipëria po mirëpret Javën Kulturore Italiane nga data 1 deri më 8 qershor. 17 aktivitete në një javë në qytete të ndryshme të vendit, po sjellin në qendër të vëmendjes artin, muzikën, teatrin, modën dhe dizajnin italian, duke përforcuar lidhjet e ngushta kulturore dhe historike mes dy vendeve.

Mbrëmjen e sotme në Berat po mbahet aktiviteti aperitivo Italiano. Trio-ja italiane sjell një koncert unik ku këngët klasike të pop-it italian rivishen me tinguj jazz dhe soul.

Pas turneut në Azi, ata ndalen në Shqipëri për të ndarë me publikun elegancën dhe emocionin e muzikës italiane.

6 qershori rezervon një ngjarje të rëndësishme muzikore të javës në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku pianisti i njohur Giovanni Bertolazzi, i shoqëruar nga Orkestra e Teatrit të Operas dhe Baletit nën dirigjimin e Andreas Solinas, do të interpretojë një program të përzgjedhur të muzikës klasike italiane.

Më 7 qershor, në Amfiteatrin e Butrintit, artisti i njohur me origjinë shqiptare Ermal Meta do të mbajë një koncert emocionues në një prej vendeve më simbolike dhe të mrekullueshme të trashëgimisë kulturore në Shqipëri. /atsh/

Lini një Përgjigje