“Flas shqip”, edicioni i parë i festivalit të monodramës që synon një traditë për krijuesit e rinj

5 Qershor 2025, 21:03Kulturë TEMA
“Flas shqip”, edicioni i parë i festivalit të

Prej datës 29 maj po zhvillohet Festivali i parë i monodramës shqipe “Flas shqip”, një aktivitet 7-ditor dedikuar krijuesve shqiptarë, ku përthithen veprat dhe krijuesit shqiptarë.

Festivali, i cili organizohet nga Teatri “Zonja e Bujtinës”, i shërben jo vetëm krijuesve dhe zhvilluesve të artit të fjalës, por edhe gjallërimit të jetës kulturore dhe artistike.

Në konkurs janë 7 vepra, ku nata finale do të mbahet sonte (4 qershor), kur do të jepen çmimet nga juria, e përbërë nga regjisori Bujar Kapexhiu dhe aktorët e njohur Rajmonda Bulku dhe Bujar Asqeriu.

Ky festival i monodramës shqipe titullohet “Flas shqip”. Pra, nga vetë titulli kuptohet që është një vepër shqiptare. Këtu në këtë skenë vijnë dhe flasin vetëm shqip,” tha aktori Naun Shundi.

Dua të falënderoj dhe të përgëzoj çiftin Shundi, i cili mori këtë iniciativë për të organizuar një festival të monodramës. E rëndësishmja këtu është sepse janë të gjitha pjesë shqiptare,” tha aktori Bujar Kapexhiu.

Ndjehem shumë mirë në këtë oborr të ngrohtë, mikpritës mes artistëve, mes këtij festivali që uroj ta kenë gjithmonë, sepse i shkon teatrit ‘Zonja e Bujtinës’,” tha aktorja Rajmonda Bulku.

“Flas shqip” është një festival ku për herë të parë synohet të krijohet një traditë për interpretët dhe krijuesit e rinj.

- RTSH

Lini një Përgjigje