???????????????????????????????????????? ???? ???????????????????????????? ???????????????????????????????? ???????????????????????????????????? ????????̈???? ???????????????????? ???? ???? ????????????????????????̈????????????????̈????????????????̈???????? ????????̈ ???????????????????????????????????? ???????????? ???????????????????????????????? ????̧????̈???????????????????????? ???? ???????????????? ????????̈ ???????????????????????????????????? ????????̈ ???????????????????????????????????????? ???????????? ????????????????????????????????????̈????.
Në mbledhjen e datës 5 qershor 2025, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit shqyrtoi një sërë çështjesh që lidhen drejtpërdrejt me të drejtën e qytetarëve për të njohur të vërtetën dhe për të rikthyer kujtesën historike në shërbim të transparencës dhe edukimit qytetar.
????️ Zbardhja e 7 bashkëpunëtorëve të regjimit nga 14 të kërkuar
Në funksion të së drejtës për informim dhe të së drejtës për të njohur përndjekësit e të kaluarës, Autoriteti ka shqyrtuar 6 kërkesa të reja nga qytetarë që kërkonin akses në dokumente arkivore dhe ka dhënë përgjigje për kërkesë qytetarit I. D i cili kishte interes për të zbuluar identitetin e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit që e kishin raportuar e survejuar.
Nga 14 emra të kërkuar në total, 7 bashkëpunëtorë janë identifikuar dhe zbardhur, ndërsa për pjesën tjetër mungonin dokumente ose nuk përmbushnin kriteret ligjore.
Në mbështetje të ligjit individët e përndjekur mund të njohin emrat realë të atyre që u fshiheshin pas pseudonimeve që gjenden në dosjet tyre.
Tashmë kush fshihet pas pseudonimeve si; “Panairi”, “Dekori”, “Fani”, “Çika”, “Luani”, “Kështjella”, “Pompa” nuk janë më të panjohur për qytetarin I.D.
⚖️ Verifikimi i figurës së një kandidati për Gjykatën e Lartë
Autoriteti shqyrtoi gjithashtu një rast të veçantë për verifikimin e pastërtisë së figurës së një kandidati për Gjykatën e Lartë, në përputhje me kërkesat ligjore dhe misionin për garantimin e integritetit institucional.
????️ 4 kërkesa të reja për persona të zhdukur
Në të njëjtën mbledhje, janë trajtuar edhe 4 kërkesa individuale nga familjarë që kërkojnë zbardhjen e fatit të të afërmve të tyre të zhdukur nga regjimi. Rastet përfshijnë emrat:
* Kamber Kazazi
* Bashkim Kaleci
* Andon Floro
* Qemal Draçini
Të dhënat përfshijnë dëshmi familjare, vendime gjyqësore të kohës, vendndodhje të dyshuara të varrimeve.
???? Sistem i ri i të dhënave për zhdukurit: disktiohet bashkëpunimi me ICMP
Autoriteti ka nisur procesin e integrimit të të dhënave ekzistuese në një sistem të ri të menaxhimit në bashkëpunim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP).
Sistemi IDMS që përfshin.
* Regjistrimin dhe menaxhimin e personave të zhdukur,
* Ndërlidhjen me familjarët e tyre,
* Vendndodhjet e dyshuara të varreve dhe operacionet në terren.
Kjo platformë synon të përshpejtojë dhe përmirësojë procesin e identifikimit dhe rikuperimit të viktimave, duke ndërtuar një bazë të dhënash gjithëpërfshirëse dhe funksionale.
Si mund të kërkosh informacion nga Autoriteti?
❓A mund të zbuloj nëse dikush më ka spiunuar?
✔️ Po. Në faqen zyrtare të Autoritetit mund të shkarkosh formularin për kërkesë për informacion dhe ta plotësosh për të zbuluar nëse ka dokumente që lidhen me emrin tënd apo të një të afërmi.
❓Kam një të afërm të zhdukur. A mund të kërkoj informacion?
✔️ Po. Mund të plotësosh formularin Tip për person të zhdukur, duke paraqitur një lidhje familjare dhe çdo dokument që mund të ndihmojë në hetim. Formularët janë të disponueshëm në faqen e Autoritetit dhe mund të dorëzohen fizikisht ose me email.
❓Ku mund ta gjej formularin për kërkesë?
???? Formularët për informacion mbi bashkëpunëtorët apo për personat e zhdukur gjenden në:
???? www.autoritetidosjeve.gov.al
Lini një Përgjigje