“Një mbrëmje në teatër”, komedia që thyen kufijtë në Teatrin "Bylis" në Fier

5 Qershor 2025, 22:04Kulturë TEMA
“Një mbrëmje në teatër”, komedia që thyen

Shfaqja “Një mbrëmje në teatër” sjell në skenë dy çifte që shkojnë për të parë “Hamletin”, por përfshihen në një rrjedhë ngjarjesh që bëjnë të qeshësh, por edhe të reflektosh.

Dilema shekspiriane “të rrosh apo të mos rrosh” nuk qëndron vetëm në tekstin klasik, por kthehet në një reflektim për vetë jetën, në një përballje të publikut me vetveten, ku përmes humorit dhe ironisë, arti bëhet një pasqyrë e realitetit të përditshëm.

Faleminderit spektatorit të jashtëzakonshëm të Fierit, ishte një pritje e mrekullueshme dhe jam shumë e emocionuar”, u shpreh aktorja Olta Daku.

“Është një lumturi e madhe që publiku e pret shumë mirë një punë kaq të lodhshme që kemi bërë në kohë”, u shpreh aktori Besmir Bitraku.

Në role ishin aktorët Rudina Dembacaj, Hervin Çuli, Olta Daku dhe Besmir Bitraku, të cilët ndërthurin lojën me realitetin, duke qenë herë në skenë, e herë mes publikut, një qasje që thyen skemat klasike të teatrit dhe e afron spektatorin me ngjarjen.

Për regjisorin e ri Xhuliano Brisku, kjo premierë përfaqëson një qasje të re në teatër, ku vëmendja nuk është vetëm te teksti, por edhe te përjetimi emocional i publikut dhe mënyra si ai ndër vepron me artin.

Kjo është shfaqja imë e parë dhe mund të themi me aktorë të këtij niveli dhe gjej rastin ti falënderoj sepse kanë bërë një [punë të jashtëzakonshme në një kohë shumë sfiduese duke qenë se ishin të gjithë shumë të angazhuar dhe ja dolëm”, u shpreh regjisori Xhuliano Brisku.

Shfaqja “Një mbrëmje në teatër” do të vijojë për tri netë në Teatrin Bylis, duke ofruar një përvojë unike për publikun fierak dhe më gjerë një komedi që bën të qeshësh me veten, ndërsa bëhesh pa e kuptuar pjesë e teatrit.

- RTSH

Lini një Përgjigje