Nata finale e festivalit “Flas Shqip”, kurorëzohet me çmime mes emocioneve

5 Qershor 2025, 23:01Kulturë TEMA
Nata finale e festivalit “Flas Shqip”, kurorëzohet me

Nata finale e festivalit të parë të monodramës shqipe “Flas Shqip”, u zhvillua mes një suksesi të jashtëzakonshëm dhe ndarjes së çmimeve mbrëmjen e 4 qershorit.

Çmimi i parë regjia më e mirë shkoi për Naser Shatrollin me shfaqjen “Engjëjt”. Çmimi aktori më i mirë i cili iu dorëzua nga anëtari i jurisë Bujar Kapexhiu, shkoi për Ismet Azemin, kurse aktorja më e mirë u shpall Vefi Redhi , çmim i cili iu dorëzua nga anëtarja tjetër e jurisë Raimonda Bulku.

Gjithashtu çmimi special Zonja e Bujtinës, shkoi për aktorin Marjus Dhramin, dhe çmimi dramaturgu më i mirë shkoi për aktorin Ferdinand Hysi .

Ka një simbolik të veçuar në kuptimin e festës, në kuptimin e asaj që ne kemi punuar dhe para audiencës japim idetë dhe konceptet tona”, u shpreh regjisori Naser Shatrollin.

U emocionova sepse kthehem dhe interpretoj në shqip pas një shkëputje shumë të madhe me ndihmën e autorit Odise Plaku”, u shpreh aktorja Vefi Redhi.

Në këtë festival i cili u zhvillua për herë të parë konkurruan 7 vepra, ndërsa u zhvillua në Teatrin Zonja e Bujtinës.

Kjo iniciativë nisi sepse në periudhën që po kalon dramaturgjia shqipe sot, duhet që çdo artist duhet ti vendos detyrë vetes të merren seriozisht me lançimin dhe përfaqësimin e dramaturgjisë shqiptare”, u shpreh aktori Naum Shundi.

Risia më e madhe është se të gjithë dramaturgët shqiptar kanë një mundësi që ato të rishfaqin, të sjellin veprat shqiptare”, u shpreh Raimonda Shundi.

Ky festival synon të krijojë një traditë për intrepretët dhe krijuesit e rinj.

- RTSH

Lini një Përgjigje