
Sot ishte mbrëmja finale e Festivalit të 63 të Këngës shqiptare sonte. Mbrëmjen e çeli MC Kresha me versionin e tij të famshëm të « Era ».
Festivali u moderua nga Enkel Demi dhe Ornela Bregu pavarësisht komenteve për moshën. Mes këngëve pretendente ishin ato të kënduara nga Orgesa Zaimi dhe Stine apo Elvana Gjata. Por publiku votoi vetëm për një fituese që ishte Shkodra Elektronike me këngën "Zjerm".
Çmimi i tretë shkoi për Alis. Ndërsa çmimi i dytë për Elvana Gjata me 135 pikë.
Juria votoi për Shkodra Elektronike në vend të parë me këngën "Zjerm" me 78 pikë, në vend të dytë Elvana Gjata, në vend të tretë Alis.
Votën e diasporës e fitoi Elvana Gjata. Votën e SMS e fitoi Shkodra Elektronike.
Fituesja performoi në skenën e mbushur tej e tej por dhe përballë teleshikuesve besnikë që e ndoqën mbrëmjen live në RTSH dhe votuan përmes telefonave.
Këtë vit ishte risi vota e diasporës e cila votonte përmes kodit QR që u shfaq në ekran dhe të pranishëm në sallë ishin presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Albin Kurti por dhe Leka Bungo.
Risi ishte dhe Shkodra Elektronike që me stilin e tyre të veçantë e transgresiv për kulturën dhe evente të këtij lloji solli një pikëpamje ndryshe për dëgjuesit shqiptarë.
Pjesëmarrës ishte dhe fituesi i X factor, Alis nga Shkodra ndërsa prej konkurrentëve mbrëmjen e hapi “Xhet”. Drejtorja artistike ishte Elhaida Dani e cila dhe mbylli festivalin me një këngë.
Anëtarët e jurisë ishin Alma Bektashi, Ylljet Aliçka, Zana Çela, Merita Rexha Tërshana, Florent Boshnjaku, Jonida Maliqi, Ramona Tullumani ndërsa orkestra u drejtua nga mjeshtri Elton Deda dhe si kompozitor ishte Alfred Kaçinari. Kryetarja e jurisë ishte Zana Çela.
Britz Musarai ishte kompozitori i ri i këngëtares së re Kejsi Jazegji që tundi skenë me një baladë rock ashtu si Besa Smolica pas saj me “Lutem”.
Stine bëri të gjithë hyzmetet e këngës, nga dirigjimi te orkestrimi dhe teksti. Kënga titullohej “E Kishim nis” por melodia tingëlloi disi si e kopjuar dhe përdorur shumë nëpër filma perëndimorë.
Djemte e detit me këngën « Larg » u rikthyen në festival me një këngë patrioteske me vargje shumë të bukura atdhedashurie dhe liricizëm që na rikthen në vitet e tyre të arta.
Festivali u transmetua në RTSH dhe në RTSH Muzikë por Radio Tirana dhe Radio Kosova një dhe dy por dhe në RTK në Kosovë për herë të parë.
“Zemra” është kënga e Nita Latifi që vjen me kompozim të Lorenc Hasrama që ishte dhe ai konkurrent në të njëjtin festival. Këngë që u vonua pak për të dalë në skenë.
Gjergj Kaçinari erdhi me « Larg jetës pa ty » që u kompozua nga babai i tij Gjergj Kaçinari. Me orkestrim nga Enis Mullai dhe nën dirigjimin e Olsi Çinarit këndoi Orgesa zaimi këngën “I parë” që kishte motive tradicionale por dhe të këngëve rap.
Bora Ferri, e bija e Xhevdet Ferri mbajti një fjalim monolog dhe foli për marrëdhënien e saj me babain e saj aktor. Ajo “lartësoi figurën e tij prej babai” dhe u përlot në skenë. Ajo foli për fatmirësitë e saj në jetë në lidhje me babain e saj që i dha një dozë lirie duke dhënë një mesazh dashurie për të gjithë baballarët në sallë.
Lirjona Sulejmani nga Kosova dirigjoi këngën shpërthyese dhe hiperskenike të Ardit Çunit me këngën “Amane”.
Algert Sala me këngën e titulluar « Bosh » solli një ndjesi të veçantë në skenë që u kthye e gjitha bardh e zi, me stil që i ngjan shumë stilit të Boiken Lako për nga regjistri i ulët i këngës dhe recitimi më shumë se “këndimi” i tekstit të këngës.
Disa prej komenteve që shoqëruan festivalin kishin të bënin me mënyrën sesi shqipja u shkrua dhe prej këngëve që kishin tekste jo në shqipe të kulluar megjithatë Shkodra elektronike i bëri të gjitha me këngën “Zjerm” duke kënduar në gegnisht por që ironikisht pati…defekte teknike. Dueti qe megjithatë sukses dhe u prit me duartrokitje të shumta nga publiku.
“Frymë” e Lorenc Hasramës, ish konkurrenti i BBVIP, erdhi me teksti Petro Gjori dhe orkestrimi nga Rigers Hyka nënn dirigjimin e Markelian Kapedanit.
Me muzikë nga Elvana Gjata dhe nën dirigjimin e Shpëtim Saraçit u prit mirë nga publiku “Karnaval”, nga një këngëtare që i njeh mirë ethet e skenës dhe garës.
Nga Oleg Arapi dirigjimi, ndërsa teksti dhe muzika vinë nga vetë autori, kënga titullohet “Anti hero” dhe vjen nga autori Mal. Kjo ishte dhe kënga e pafundit e mbrëmjes,
Kënga e fundit ishte Mjegull nën dirigjimin e Shpëtim Saraçit me tekst nga Alban Kondi dhe interpretim nga shkodrani Alis.
Arta Dade, politikanja e zëshme dhe drejtuesja e festivalit të 13-të mbajti një monolog fjalim inkurajues për të gjitha gratë e vajzat që janë frymëzuar nga ajo. Foli për jetën e vet dhe kujtimet e fëmijërisë, dhe për pasionin e saj, violinën. Foli për të gjithë nënat që na nxisin të zhvillojmë talentin dhe jetën tonë.
Çmimin e kritikës e fiton Shkodra Elektronike dhe teksti më i mirë shkoi për Besa Smollicën.
A.K./TemA
Kenge vari karrin komplet, fshatar 100%…
Nuk eshte kenge per analfabet funksional. Keni Elvanen me nacut e droges per "ku te kam e ku ma ke"....
Bravo
kjo as kenge eshte e keta shume te shemtut qenkan....
Kenge me pleh nuk kishim degjuar ndonjehere. TURP!
Mese e merituar! Me pelqeu qe kur e degjova per here te pare. Elvana mire qe s'kishte bere copy/paste Celia Cruz....
Shyqyr o zot. Kjo tregon qe jemi njerez me dinjitet. Imagjino ca turpi te perfaqesoheshim nga ajo drogaxhija, trafikante e vajzave per dubai. Tani le ti kthehet kendimit neper klube me tanga striptistja plak dhe ne te perfaqesohemi nga artist qe jane pikerisht te tille, dhe jo kriminela.
cfare mish-mashi ....
kenge vari karin i here i ngjon dhe ste merr malli fitusi i percaktuar pa fillu festivali
?
Nuk e di si ja doli te fitoje por une asaj kenge i mbaj mend vetem titullin.Nejse ,mesa duket Shkodra e kishte me shume qejf te fitonte dhe u angazhua maksimalisht.
Paska dale shoqnia e Elvanes me komentu.... Kenga ne shqip eshte or vlla, cfare nuk kupton dot? Apo e ke me te lehte me kuptu "uno, dos y tres, vamos hermano"... Mbaj mend vrerin qe u voll ndaj Anjeza Shahinit para eurovizionit, nje vajze e re 18 vjec, por qe pati perfaqesim me dinjitoz sa trecereku i haleve qe e mbajne veten per kengetare mejhanesh. Te njejten gje ben dhe me Rona Nishliun. Rezultati foli per te dyja dhe per ato bajga qe bejne si artistet e shekullit. Problemi i Elvanes eshte/beson se eshte Beyonce shqiptare.... vite drite larg...Keshtu qe le te ndjeke Vin Bolen me shoqni dhe t'ju kendoje kengen e Pablo Escobarit, mbase merr cmimin e pare tek festivali nderkombetar i narkotrafikanteve!
Bravo per kulturen e djalogut dhe mendimin tend ndryshe ne menyre qytetare.Nuk jam fans i Elvanes qe kur mora vesh se eshte perlyer por kenga fituese nuk eshte se me pelqeu shume.Mbase ne vazhdim do ndryshoj mendje duke e degjuar edhe here te tjera.Gjithsesi nuk besoj se ne Eurosong ka ndonje shans.Respekte.
Nuk mund te shpetonte, as festivali i kenges, nga tallavaja marremendese dhe kunderbuese, qe zhvillohet gjithandej ne kete province te humbur orientale. Eshte tallavaja shteterore dhe ajo politike, qe dirigjon dhe shkakton kakofoni ne te gjitha tallavat e tjera, ne institucione dhe shoqeri. Kulmi arrin me perdhunimin e shqipes, se kenges fituese dhe me tej, qe zaptojne skenen e kenges, persona qe nuk kane lidhje me te, etj,etj.
Ti i jashmi????aman me emrin xhambaz shkruaj çfarë të duash po je shqiptar turceli në fund të fundit. Ne të gjithë të tjerët efhe pse nuk jetojmë jasht jemi shqiptarë më të mirë se ti, jemi shqipptarë të vërtet. Ti vdes për tallava më kanë thënë, haha
pseudo festival me gjithe kuptimin e fjales. ne te gjitha kenget psemarrse mungon POETI..teksti i cili percjell mesazhin. te kesh gjithe ate Armate orkestruese , profesionist brez pas brezi , dhe te stonosh tek Kenga , eshte mjaft absurde... nuk di , por mu duk sikur po kthehemi mbraoa , nderkohe qe gjithe bota ecin para... meritojne respekt Skenografia , Monologu i Gruas ne te gjitha netet , Elton Deda , Kitaristi me Fame Arjan Gjici , Dirigjentet dhe krejt Orkestra... ama stonoi , Prezantuesit , te cilet nuk ishin ne sintoni me Alegrine magjike te Skenografise , por edhe nderprejet te cilat nuk kane vend ne nje Grand Festival te ketyre permasave...
..ore mire presidenti ,,po Leka Bungo cfare eshte aty ne Shqiperi ??? une e di qe ketu ne New York ka qene roje ne nje ndermarje ,,,ca po ndodh ne memedhe, more shoke amani!!!!!
eshte i persekutum komunisto-dhjerokrato-sociolisto-spakist
Leka Bungo eshte nje horr. Ne 1992 thonte do ta mbajme pushtetin per 50 vjet. Hiqej si demokrat, por rezultoi me nje "cen" dhe Berisha e zhduku nga RTSH. E paska patur fjalen per Rilindjen e Rames. Shikoni cfare po ben ne Keshillin Drejtues te RTSH ky kryetar i kar..e, sic e quan Gjergj Luca. Edi Rama turperon veten duke e lene ne RTSH. Por, duket ka hallin e zgjedhjeve dhe nje njeri si Bungo i intereson.