Festivali Ndërkombëtar i Poetëve në Suedi, merr pjesë edhe poeti korçar Arjan Kallço

21 Prill 2025, 13:07Kulturë TEMA
Festivali Ndërkombëtar i Poetëve në Suedi, merr pjesë

Poeti dhe përkthyesi korçar Arjan Kallço ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Poetëve të zhvilluar në Borosh të Suedisë.

Ftesa ka ardhur nga Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni”, ndërsa për Kallçon ishte nder e kënaqësi të përfaqësonte vendin tonë në një festival me përmasa ndërkombëtare.

Ky festival, për nga pjesëmarrja, ishte vërtet një shembull i alternimit të kombeve, të poetëve nga vendeve të ndryshme, duke filluar nga Izraeli dhe duke u afruar në Evropë e Ballkan. Më vjen mirë që nga Shqipëria ishim dy pjesëmarrëse, unë dhe një zonjë poete nga rrethinat e Durrësit. Na pritën në mënyrë të jashtëzakonshme, por më e bukura është se atje u ndjemë si në shtëpinë tonë,” tha përkthyesi dhe poeti Kallço.

Në këtë festival, z. Kallço prezantoi librin “Nëpër Korçë” të shkrimtarit Hamit Gurguri dhe librin e tij të fundit, “O dashuri, mos më dëno me fatin tim”, një përkthim i veprës së Alda Merinit.

Libri ‘Nëpër Korçë’ ishte vërtet një surprizë e këndshme, sepse bëhet fjalë për vitin e mbrapshtë kur gati 1 milion kosovarë u shpërngulën në Shqipëri nga dhuna e diktaturës së Milosheviçit. Është historia e një familjeje, që pas tragjedisë në Kosovë, shpërngulet drejt Maqedonisë dhe pastaj mbërrin në qytetin e Korçës, duke treguar edhe një herë sa mikpritës dhe vëllazëri shqiptarët treguan ndaj të ardhurve nga Kosova,” u shpreh z. Kallço.

Botimet e tij janë në gjini të ndryshme dhe një pjesë mund të lexohen nga interneti.

/RTSH/

Lini një Përgjigje