“Flauti Magjik”, familja Qerimaj sjell një mbrëmje muzikore në Korçë

30 Gusht 2025, 13:36Kulturë TEMA
“Flauti Magjik”, familja Qerimaj sjell një mbrëmje

Në qytetin e Korçës u mbajt koncerti i veçantë me titull “Flaut i Magjik”, i organizuar nga familja Qerimaj, një familje artistësh e njohur për talentin dhe traditën e saj muzikore. Ngjarja u zhvillua në një atmosferë festive ku publiku korçar, dashamirës i artit dhe muzikës, pati mundësinë të shijonte një program të larmishëm që përfshinte interpretime me flaut, violinë, piano dhe instrumente të tjera, duke i dhënë mbrëmjes një dimension të veçantë artistik.

Kemi gjetur një repertor i cili është shumë i spikatur dhe i përzgjedhur që lidh muzikën klasike dhe muzikën bashkëkohore dhe tradicionale. Mendoj që publiku korçar është një publik me sens aristokrat”, u shpreh kompozitori klarinetisti dhe dirigjenti, Fator Qerimaj.

Violina quhet ndryshe dhe mbretëresha e instrumenteve dhe veçantia e saj është se mund të shprehësh gjithçka me të në mënyrat më të bukura”, u shpreh violinistja, Klodi Qerimaj.

 Familja Qerimaj solli në skenë virtuozitet, pasion dhe një përkushtim ndaj muzikës, duke ndërthurur tingujt klasikë me ritme moderne ndërsa u shoqëruan më pas edhe nga klarinetisti i mirënjohur Zhani Struga dhe Nexhildo Sula. Performanca e tyre u prit me duartrokitje të gjata dhe emocion nga publiku, i cili e cilësoi këtë koncert si një nga momentet më të bukura të jetës kulturore të qytetit.

- RTSH-

Lini një Përgjigje