Prekëse: Ema Qazimin e dërguan në jetimore, nënën e kishte gjallë- por nuk mund ta takonte

30 Gusht 2025, 10:44Kulturë TEMA

Ema Qazimi njihet si “kaçurrelsja më e bukur e festivaleve të viteve ’90”, por edhe ndër të paktat këngëtare që solli një stil të ri me veshjet e saj asokohe. Edhe sot Ema ruan të njëjtën freski sa që duket sikur koha për të ka mbetur në vend.

Është rritur jetime Ema Qazimi. Madje akoma edhe më keq. I jetonte nëna, pa mundur t’i merrte dhe jepte dashuri. Një sëmundje e rëndë bëri që të prishej papritur ajo çerdhe e ngrohtë dhe e gëzueshme, me shtatë fëmijë. Ema gjashtëvjeçare bashkë me motrën tjetër, Luljetën, u regjistruan te Shtëpia e Fëmijëve. Iu shtuan vëllezërit, motrat, ushqimi, kujdesi, por… dashurinë që i mungonte, asnjë ditë nuk e gjeti. Nuk i hiqej nga sytë dhe shpirti, imazhi i nënë Refijes. Ndjente mallin e përkëdhelive të saj. Çdo mëngjes çohej e hutuar dhe e mjegulluar. Natën nëpër ëndrra bëhej me nënën në shtëpinë e saj të vogël, dita që zbardhte ia humbiste të dyja. Lodhej për të kuptuar pse duhej ta përjetonte atë trishtim kur nënën e kishte gjallë.

Mes atyre ditëve të trishta, kujton atë pasdite kur dëgjoi të këndonte shoqja e dhomës, Keti: “Nënën e deshta, gjithmonë do ta du/sa heq ajo për mu/në këtë jetë s’kam me harru…”  Menjëherë e mbytën lotët Emën e vogël. Iu duk sikur nënë Refija i kishte ardhur në atë shtëpi të madhe. Çdo ditë e niste dhe e mbyllte me këto vargje. I dukej sikur fliste me nënën. Shuante me këtë refren, sadopak mallin që i përvëlonte shpirtin.

Deri në klasën e pestë jetoi në Shtëpinë e Fëmijës, sepse një urdhër i dalë nga qeveria e asaj kohe, vendosi që aty duhej të strehoheshin vetëm fëmijët që u mungonin të dy prindërit. Por, i ati Emës, e kishte të pamundur të plotësonte detyrimet e asaj tufe fëmijësh edhe pse nuk i mungonte kujdesi dhe dhembshuria.

 “Një pjesë të fëmijërisë, 4 vjet i kam kaluar në Shtëpinë e Fëmijëve 8 Nëntori, sot “Zyber Hallulli”. Kam bërë 4 vjetët e shkollës fillore aty, duke qenë se familja ime kishte probleme sociale dhe ekonomike. Në jetimore unë kam qenë bashkë me 3 motrat e mia. Kam një nostalgji për atë kohë, për atë jetë. Ndjej emocione kur e kujtoj, aq emocione, saqë nuk i kam ndjerë as në skenë”, është shprehur, kohë më parë, vetë artistja.

Në vitin 1972, kreu shkollën e mesme artisitke “Jordan Misja” në Tiranë, në degën teori muzike. Me një karrierë të pasur muzikore mbi dyzet vjet në skenë, filloi të këndojë që në moshë të re në fundvitet ’60-të dhe ekzaktësisht në vitin 1968, në skenën e Estradës së Shtetit dhe më pas duke u ngjitur në skenën e madhe të aktivitetit më të rëndësishëm kulturor të vitit në atë kohë, Festivali Kombëtar i Këngës së Lehtë Shqiptare në Radio, më vonë në Radiotelevizion.

Që nga ajo kohë, artistja e vogël në moshë, por e madhe në zë, në shpirt dhe në talent, do të udhëtonte pa u ndalur për dyzet vjet me radhë në udhën e bukur e të gjatë të këngës dhe duke u nderuar në vitin 2010 me titullin ”Mjeshtre e madhe e Punës”./albeu.com

26 Komente

  1. L
    Leone

    Artiste e madhe! Çdo njeri ka dramën e tij në jetë! Uroj që jeta ti ketë shkuar mbarë gjatë këtyre viteve sepse u tregua shumë e matur që nuk ju fut tallavasë apo të transportonte drogë si shoqet e saj.... Rrofsh sa malet Ema Qazimi!!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Berat

      Probleme politike jo ekonomike. Dr Sami Qazimi Xhaxhai Emes ishte I shenjestruar nga sigurimi shtetit si dissident .Ai kishte stud just jashte por si bente theme a Partis se komunisteve . Babai Emes Ishte I persekutusr Politik ndaj femijet ju derguan ne jetimore. Gazetare hulumtoni mire para se te shkruani . Respekt per familjen Qazimi . Emen dhe kusherirat e saj vajza te shkelqyera komshiet tona te mira .

      Përgjigjjuni
    2. A
      Adriatiku

      Artiste e madhe! Këngët e saj ishin hymn për shqipëtarët!

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vlora............ respekte zonje

        Probleme, ........ qofshe e bekuar

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luli i vocer me gjysme opinge

          Artiste e madhe kenget e kenduar nga kjo kengetare ishin frymezimi per popullin edhe sote kujtohen kenget e saj me dashuri dhe nostalgji.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gezimi

            Nderim e respekt pa fund. Kenget e zeri yt na ka shoqeruar e gezuar ne rinine tone. Pac vetem gezime dhe jete e shendet.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Semi.

              E nderuar qofsh gjithmonë ema qazimi

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arben

                ME NE FUND PO LEXOJ VETEM MESAZHE ZEMRE .E MADHE EMA QAZIMI.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dashi

                  I uroj jete te gjate te madhes Ema

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dursakja

                    Qofsh gjithmonë e lumtur dhe e rrethuar nga gjithë mirësitë e kësaj bote! Ke qenë këngëtare e adhuruar nga të gjitha cilësitë e vyera njërëzore, model i femrës shqiptare.

                    Përgjigjjuni
                    1. g
                      gjon brezi i ketyre kengetarve

                      brezi im jetoi me kenget tuaja ky brez kengetaresh zor se mund te arrihet qofsh jete gjate e jetofsh ne lumturi te plote

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Naim Teqja

                        Shqiperi o vendi im mbushurplot me krenari te kam Nene me Ke Bij Nena ime Shqiperi. Emma je nga artistet e ralla Shqiptare qe un' ktu ne Itali me femijet e mi kendojm me pasion kenget Tuaja. Te lumt. Jam shqiptar krenar saje edhe kengeve Tuaja.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Maksi

                          Ne si qerpikët rreth dritës së syri Jemi gjithmonë rreth saj Jetën e ngremë të pastër ,të bukur Vendin lulëzojmë në çdo skaj

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Beratas te vjeter

                            Probleme politike jo ekonomike. Dr Sami Qazimi Xhaxhai Emes ishte I shenjestruar nga sigurimi shtetit si dissident .Ai kishte stud just jashte por si bente theme a Partis se komunisteve . Babai Emes Ishte I persekutusr Politik ndaj femijet ju derguan ne jetimore. Gazetare hulumtoni mire para se te shkruani . Respekt per familjen Qazimi . Emen dhe kusherirat e saj vajza te shkelqyera komshiet tona te mira .

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vale

                                      Berati ju donte

                                                  1. E
                                                    EMIGRANTI

                                                    È RRITI PARTIA DHE XHAXHI ENVER DHE DO TE KENDONTE PER PARTINE DHE XHAXHIN ENVER PSE NUK E RRITI BABAIT APO XHAXHAI ISAJ?????

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje