FOTOT/ “Shi me baltë", një promovim i pazakontë

11 Nëntor 2024, 22:43Kulturë TEMA
FOTOT/ “Shi me baltë", një promovim i pazakontë

“Në poezinë e këtij libri gjejmë nënën dhe zogjtë, mëhallën dhe babain, djemtë dhe shkollën e fshatit, portat dhe oxhaqet që u mungojnë shtëpitë, realitetin e zhvillimit dhe të rrënimit, që i ka ndodhur ngrehinës tonë, fshatit dhe qytetit tonë, krahinës, vendit dhe njerëzve tanë, pra neve vetë.” Kjo është një prej mijëra mënyrave që poeti Ilirian Zhupa thotë se ka për t’iu qasur vëllimit poetik “Shi me baltë” të gazetarit Mero Baze, duke u përqendruar në atë që libri përfaqëson: një rrugëtim i thellë brenda kujtesës, dashurisë për vendlindjen dhe dhimbjeve të fshehta.

Në parathënien e librit, Zhupa ka zgjedhur ta quajë këtë vëllim poetik si “Manuali i Mero Bazes për dashurinë.”

Gazetarë, publicistë, miq e të ftuar u bënë bashkë këtë të hënë nëntori, në promovimin e pazakontë të vëllimit poetik “Shi me baltë” të publicistit dhe gazetarit Mero Baze. Kjo, pasi i pazakontë ka ardhur për shumë miq e kolegë lajmi se Mero Baze do të promovonte një libër me poezi. Autor i disa librave publicistikë, ndër zërat më të fortë e të rëndësishëm të analizës politike, siç e përshkruan edhe vetë parathënia e librit, në këtë vëllim poetik, do të gjeni anën tjetër të Mero bazes, përtej mburojës së përhershme. Do të gjeni aty ndjenjat, dhimbjen, trishtimin, humanizmin dhe të gjitha ato, të cilat shpesh mbeten të fshehura pas maskës së gazetarit luftarak.

Ndaj, edhe vetë autorit iu desh fillimisht të sqarontë këtë “faj”, siç e quajti edhe vetë, që kishte botuar një libër me poezi, duke treguar dhe origjinën e lidhjes së tij me poezinë. Ai rrëfeu se përspari kish shkruar dhe botuar poezi, ndërsa gazetaria erdhi më vonë.

Por, eventi nuk ishte vetëm një promovim për poezinë e Mero Bazes; ai u kthye gjithashtu në një diskutim mbi distancën që ekziston sot mes gazetarisë dhe letërsisë, një shqetësim për atë çka po humbasim në botën e mediave moderne. Ndër momentet e veçanta të mbrëmjes ishte leximi i një poezie kushtuar mikut të ndjerë Arben Runa, i cili ka ndërruar jetë vite më parë.

Në këtë mbrëmje, përtej analizës dhe ironisë që e karakterizon në gazetari, Baze zbuloi një anë të re – një zë poetik ndryshe dhe që duhet të dëgjohet.

 

18 Komente

  1. d
    dsa

    Shikoni kafken e ketij alieni dhe nuk keni se cfare te flisni. Si balte qe eshte titullit i ka rene ne te.

    Përgjigjjuni
    1. l
      luftuam bllokmenet na erdhen saliqenet

      Eh more cecene qe e ke zemren te mbushur me urrejtje nga dashuria qe ke per malokun komunist rrenacak qe kur ishte femije mblidhej ne kuvend me burrat (sipas rrenes se tij te sonila buzfryra)dhe vazhdon me rrena se edhe ai ka provuar te shkruaj poezi,por ju fut lepirjes e u be sekretar i PPSH,ju fut spiunimit,intrigave (e ka dhe fytyren si ujk mashtrua)eliminimit te shokeve vrasjeve e vjedhjeve...

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bënët Bëci-KM në hije.

        Titulli në origjinal është: "Mut me baltë mbi tryezë". Autori desheronte te përziente edhe hudhrën në titull, çështje bestytnie, por kur pa që në promovim ishin vetëm spiunë, servile interesi, mashtruesa, shiksa dhe ish sigurimsa, hoqi dorë se u ndje I sigurt. Sidomos pas fjales se "Çiftelisë". Pse nuk I shkoi Lal Plehu??

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kalec Dega

          Komunizmi ia ndrydhi talentin Meros, ai shume shpejt e kuptoi se vetem kapitalizmi dhe ne sherbim besnik te regjimit do ta bente nje dite te pasur dhe ndryshe nga Zeri i Popullit -shkrimtar!... Lol

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dielli me shi

            Po si ka mundesi qe Mero shkrimtari ngaterron provim me "promovim"!lol

            Përgjigjjuni
          2. d
            drejtesia

            Bravo Mero,je nje As nen menge! Do e besh Berishen te hidhet nga kati i tete,se mora vesh qe sa degjoj lajmin e promovimit kishte kerkuar te pinte dy kokrra per skizofrenine! Suksese te metejshme Mero!

            Përgjigjjuni
            1. I
              Ilia

              Urime Mero!

              Përgjigjjuni
              1. p
                pjp

                Urime Mero. pJp Usa

                Përgjigjjuni
                1. f
                  flase

                  Nuk me rane kemboret per te degjuar zilet ! Të pakten te kishe shkruar nje poezi te shikonim forcen e penes ne vargje rimore ose proze poetike te Meros . Per çfare te komentoj une ketu? Per ti thene sukses pa pare gje?! Ato i shikojme per nater neper tv stadart te njerzeve standarte qe vetem rakia u mungon .

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    tironci

                    Mero urime per Librin!

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dakord

                      Suksese! :)

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Suksese M.Baze

                        me pelqen stili i shkrimtarit mero baze,shum afer stilit te I.Kadare

                        Përgjigjjuni
                        1. p
                          per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri

                          Shi me balte, si vete jeta e shkrimet e Meros se baltosur nga servilizmi ndaj tere Pushteteve me rradhe (e vetmja gje per te cilen do mbahet mend perjete).

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kritike per veten ha ha ha

                            Balte ti e balte llumrat qe paske mbledh!

                            Përgjigjjuni
                            1. U
                              Urime, dhe vazhdo

                              Nuk e kam lexuar librin, por se pari e pershendes Bazen, qe ka dale nga rutina e batakut arnaut, dhe i ka kushtuar kohe takimit intim me veten.Kjo mbetet dhe eshte per tu marre shembull, nga te tjere, qe megjithse te talentuar, vazhdojne ta vrasin ate, duke u sjelle pa fund, ne vorbullen e mutit, qe bazhdon te sillet verdalle, nga forcat e erresires se kaluar, shpellareve dhe bllokmeneve te mesjetes aziatike dhe komunizmit izolacionist. Sidoqofte Meros nuk i mungon zgjuaresia, thjeshtesine nuk e di, qe te perfitoje nga zerat e vertete kritike, per ato krijime.Ruhu nga topat e sheqerit thoshte maoceduni, i cili zgjuaresine e zoteronte, dhe qe ne kete mut vendi, jane me shumice, ashtu si dhe jane topat e zeherit, mbrapa shpine.

                              Përgjigjjuni
                              1. c
                                cEndriFuga e felliqesirave

                                Ja dhe Siamezi i Bazes ne servilizem ndaj Pushtetit, ky Filip Cakllin qe rri si kone pas Spiropales.

                                Përgjigjjuni
                                1. H
                                  Humoristi

                                  Kete liber e ka pelqyer edhe Zija Cela me trimat e xha Sulos e Ali Ali efendendine!?

                                  Përgjigjjuni
                                  1. l
                                    likja

                                    Urime me te mira Mero, shume suksese.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje