Franca deporton hoxhën radikal Mahjoub Mahjoubi

24 Shkurt 2024, 08:40Kulturë TEMA
Franca deporton hoxhën radikal Mahjoub Mahjoubi

Hoxha Mahjoub Mahjoubi ka bërë komente të papranueshme në lidhje me flamurin e Francës. Sipas ministrit të brendshëm Gerald Darmanin, Mahjoub Mahjoubi e ka quajtur flamurin e francës satanik në një video që u bë virale më herët këtë javë. Zoti Darmanin ka thënë që reformat e emigracionit të Francës kanë mundësuar deportimin e shpejtë të imamit. Por imami ka mohuar gabimin dhe ka thënë se nuk ishte qëllimi i tij të tregohej ofendues.

Mahjoub Mahjoubi, me origjinë nga Tunizia erdhi në Francë 38 vite më parë, ishte imam te Xhamia Ettauoba në qytetin e vogël të Bagnols-sur-ceze në jug të Francës.

Ai u arrestua më herët këtë javë pas qarkullimit të videos ku ai shfaqej duke e përshkruar flamurin trikolorësh si « satanik »  dhe gjithashtu thoshte që « nuk ka vlerë për allahun » Megjithëse në video ai nuk i referohet një flamuri specifik, shumë nga komentet poshtë videos thonë që ai e kishte pikërisht me flamurin francez.

Imami tha më vonë që I vinte keq për çdo ofendim që mund të kishte kryer dhe se fjalët e tij ishin thjesht lapsuse. Të enjten Zoti Darmanin shkroi në X që ai kishte kërkuar një urdhër ekspulsi për Mahjoub Mahjoubin dhe lavdëroi ligjet e reja të emigracionit që e bëjnë më të lehtë për Francën të deportojnë rezidentët e huaj.

« Pa ligjin e emigracionit kjo nuk do të kishte qenë e mundur. Vendosmëria është rregulli » - shkroi ministri i brendshëm.

Mediat franceze publikuan pjesë nga urdhri i deportimit, që thoshte se imami kishte promovuar një “imazh jokoherent, jo tolerant dhe të dhunshëm të islamit që inkurajon sjellje të kundërta me vlerat e republikës ». Thuhet se mësimet e tij inkurajonin diskriminim ndaj grave, konflikt me komunitetin hebre dhe radikalizimin xhihadist. Ai i ishte referuar shpesh hebrenjve si « armiku » . Ai u deportua “më pak se 12 orë pas arrestit”. A.K./TemA

 

2 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Baba Rrahimondit:buyrum birazeri jem,e duam m'Albanistan Maxhupin.... allah uakbar!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Peja

      Po hoxhet kendej nga ne kur do i deportojne qe fyejn e urrejne çdo gje qe eshte shqiptare!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje