Festivali që po zhvillohet në Berlin ka shënuar një numër rekord 12.000 pjesëmarrësish nga 143 vende në festivalin e 74 të filmit që do të zhvillohet deri me datë 25 Shkurt. Më shumë se 614 kompani dhe institucione nga 69 vende u prezantuan në Gropius Bau dhe Hotel Marriott. Numri i ekspozitave kështu u rrit sërish. Numri i blerësve mbetet i lartë. 1,263,664 filma u shfaqën në 1029 shfaqje përfshirë këtu 536 premiera. Producentënt gjithashtu folën për 660 projekte të reja filmike duke organizuar mbledhje në kërkim të partnerëve të rinj ndërkombëtarë.
Që nga dita e parë ishte e dukshme që Festivali i Filmit 2024, i pari panair i vitit dhe gjithashtu i pari pas grevave të vitit të kaluar në ShBA, ishte shumë i mirëorganizuar dhe tërësisht i prenotuar. “Shumë marrëveshje po lajmëroheshin çdo ditë”- thotë drejtori Dennis Ruh. Numri i madh i pjesëmarrjes në diskutimet sidomos për inteligjencën artificiale na tregoi se kemi qëlluar në shenjë në lidhje me temat që duhen trajtuar, - vazhdoi ai. A.K./TemA
Lini një Përgjigje