Fronëzohet Mitropoliti i ri i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, imzot Asti Bakallabashi

22 Nëntor 2024, 08:17Kulturë TEMA
Fronëzohet Mitropoliti i ri i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, imzot

Ceremonia e fronëzimit të Imzot Asti Bakallabashi është kryer në Katedralen “Shën Dhimitri” në Mitropolinë e Beratit nga kryepeshkopi Imzot Anastas Janaullatos.

Është kryer sot fronëzimi i Mitropolitit të ri të Beratit,Vlorës dhe Kaninës, Imzot Asti.

Në ceremoninë e organizuar në Katedralen “Shën Dhimitri” në Mitropolinë e Beratit kanë qenë të pranishëm përfaqësues të komunuteteve fetare, klerikët e lartë të Kishës Ortodokse, përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë dhe besimtarë të shumtë ortodoks.

Mesha e shenjtë e fronëzimit të Mitropolitit të ri të Beratit,u kremtua nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë,Anastasi.

Imzot Asti Bakallbashi u zgjodh Mitropoliti i ri Beratit,Vlorës dhe Kaninës në mbledhjen e Sinodit të Hirshëm Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë,nën drejtimin e kryepeshkopit Anastas Jnaullatos.

Imzot Asti u zgjodh me unanimitet votash në 14 nëntor,disa muaj pas ndarjes nga jeta të arvanitasit Imzot Ignati.

Hirësia e tij,Asti Bakallbashi,që deri më tani ka shërbyes si Episkop i Bylisit,lindi në Durrës, në vitin 1974.Ai kreu studimet teologjike në Seminarin Teologjik Hieratik,në Durrës në vitet 1993-1997, në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Selanikut 1998-2003, dhe studimet pasuniversitare (master) në Omilitikë,në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Selanikut (2010-2012).

Imzot Asti ka shërbyer si Episkop Ndihmës i Kryepiskopit dhe gjithashtu si Protosingjel i Kryepiskopatës së Tiranës.

Krahas veprës liturgjike,ai ka shërbyer edhe në disa sektorë të tjerë të Kishës: në administratën e Kryepiskopatës së Tiranës,si pedagog i jashtëm i Akademisë Teologjike në Shën Vlash të Durrësit,po ashtu ka qenë bashkëpunëtor dhe bashkëdrejtues i Stacionit Radiofonik “Ngjallja” që nga viti 2005,si dhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë nga viti 2018 e deri më sot.

Gjatë shërbimit të tij, ai ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare dhe ka përfaqësuar Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në takime të ndryshme ndërorthodhoske dhe ndërkristiane. A.K./TemA

6 Komente

  1. K
    Keta jemi, ky eshte niveli

    E paskan pergatitur mire Asti andej nga Selaniku....

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjergj Kusho

      I urojme Astit qe ta rrise besimin te e mira e te njeri-tjetrit mes besimtareve ortodokse dhe atyre jo-ortodokse. Rruga e tij eshte nje tregim i hapur i besimit te Zoti dhe te qenit i perulur perpara sfidave te jetes.

      Përgjigjjuni
      1. X
        XHOI

        i urojme Astit qe te jete nje klerik per shqiptaret ortodokse e jo per interesat e Greqise por te Shqiperise e per te vene ne krye te kishes ortodokse shqiptare nje shqiptar ortodoks.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Loni

          Ky prifti i ri i zones sone duhet te jete larg ndikimit grek te kishes autoqefale shqiptare I urojm suksese ne detyren e re per te miren e besimtareve shqiptar te besimit ortodoks

          Përgjigjjuni
          1. E
            Erdogan

            Po te jete Mtropolite Osmane sic ishin Deputeti ne Parlantin Turk dhe Governatore ne Liban Ismail bej Vlora,Frashellinjte,Hasanet,Tahsimet Osmanllinj po zoterinj. Po te jete ne serbim (servis) te Orthodhokseve Epirote dhe Ilyre perpara Osmaneve pa u turqizuar atehere eshte ne Nderin tone te Kombit Greke. Ndryshe Ortho-Dhoksine ta quani ne Glosan (Gluhe camce) tuaj "Lavdi e Drejte" apo Straight sich i thone nga katundi im kohet e fundit. Bile Orthodhokset Arnaute duhet ti thone Agios Dhimitrios dhe jo Shen Dhimitri latinisht ne qofte se kane Pak Mendje ne Koke (Poco Mind ne Capo). 1100 vjet Perandori Greke e Romes Lindore nuk mund te Ofendohet (ofend angl) dhe te Sulmohet nga Veziret,Pashallaret,Bejleret etj dhe bijte e tyre te vetequajturit Skiptare.

            Përgjigjjuni
            1. K
              KOZMA ETOLOSI

              I UROJME SUKSESE SI UDHHEQES SHPIRTEROR I KOMUNITETIT GREKORTHODHOKS ,,,SKA RENDESI NGA ESHTE ,,,,TE PAKTEN MOS TE JET MYSLYMAN SUNIT APO SHIIT BEKTASHI,,,,TURK SHQIPTAR PAKISTANEZ ,,,SE NUK SHKON ,,,,,,TE JET ORTHODHOKS ME NEN E BABA ,,,LE TE JET NGA MUZEQEJA APOLLONI APO NGA ATHINA OSE JANINA ,PATRA ,THESALONIKU ,BUKURESHTI SOFJA ,,,

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje