Shkrimtarja Diana Çuli e ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV tregoi se si funksiononte Lidhja e Shkrimtarëve në kohën e komunizmit.
“Kur unë shkruaja në Lidhjen e Shkrimtarëve, vinte katalogu nga Franca me botimet e reja. Dritëro Agolli dhe Ismail Kadareja bënin porositë. Librat vinin, i jepte shteti një fond, quheshin rezervate, që nuk i prekte kush dhe i lexonin veç ata që ishin të bindur që nuk ndikoheshin. Por ta kuptonin se çfarë po ndodh. Sepse ata thoshin: “Armikun që ta luftojmë, duhet ta njohim.”
Por të gjithë ne atje dinim gjuhë dhe qarkullonin librat e ne i lexonim. Sepse duke i lexuar ti fillon edhe mëson si shkruhet një roman që do të mbulojë një periudhë kohore të gjatë, që do ketë shumë personazhe, që do japë pasqyrën e një kohë. Këtë gjë e mësoje teknikisht. Ky ishte koncepti, ndërsa fabulën e ndërtoje vetë. Është një punë që shumë amatore nuk e kuptojnë. Duhet studiuar shumë.”, tregon zonja Çuli në DritareTV.
Ore çfarë bëni, e doni këtë vënd e këtë popull fatkeq apo jo? Po si mund të merrni mendime nga një zgjebe si kjo, spiune e sigurimit, e cila mësimet për artin dhe kulturën i merrte në llagëmet e Ministrisë së Brëndëshme? Vdiq spiuni Nasho Jorgaqi, të cilit i referoheshit për mendime, ju me vrap shkoni dhe gjeni për t'a zëvëndësuar këtë spiunen tjetër. Po nuk paskësh gjallë të tjerë shkrimtarë dhe artistë kjo Lidhje, që ju i referoheni për mendime "të larta" artistike vemjeve të errëta të diktaturës, specie me shpirt krimineli si Nash Jorgaqi dhe Diana Çuli?