Gentiana Sula: “Trashëgimia e dhunës duhet përkujtuar që të shërohet”

22 Gusht 2025, 15:54Kulturë TEMA
Gentiana Sula: “Trashëgimia e dhunës duhet përkujtuar

Në prag të 23 gushtit – Ditës Evropiane të Kujtimit për Viktimat e Regjimeve Totalitare, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit zhvilloi aktivitetin “Valias, nga kamp në përkujtim”.

Kryetarja e Autoritetit, Gentiana Sula, në fjalën e saj theksoi se plagët e dhunës së regjimit nuk janë vetëm individuale, por plagë të tërë shoqërisë shqiptare. “Heshtja është armiku më i madh i kujtesës. Trashëgimia e dhunës nuk ndalet me një brez, ajo përcillet dhe vetëm duke e njohur mund të shërohet,” u shpreh ajo.

Në këtë aktivitet u prezantua dokumentari i prodhuar nga stafi i Autoritetit, i cili sjell rrëfimet e mbijetuarve të Kampit të Valiasit dhe Kodër-Kamzës – mes tyre Avni Bazellari, Et’hem Fezollari, Vasil Kokali, Fatime Nurçe e Lude Bazelli – që si fëmijë u internuan bashkë me nënat e tyre në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore.

Sipas të dhënave arkivore, kampi i Valiasit u ngrit në vitin 1945 dhe arriti kulmin në vitin 1950, me 820 të internuar, gjysma prej të cilëve fëmijë. Kushtet ishin çnjerëzore: kasolle balte, vetëm 500 gram bukë në ditë dhe mungesë e plotë higjiene. Raportet ndërkombëtare, përfshirë edhe ato të CIA-s, dokumentojnë gjendjen e rëndë të internimeve në Shqipëri.

Sula theksoi se këto dëshmi janë pjesë e itinerareve të kujtesës që Autoriteti ka ngritur prej vitit 2017, duke evidentuar hapësirat e internimeve nga Tepelena e Porto Palermo deri tek Spaçi e Burreli. “Nëse historia rrëfehet vetëm si një kujtim i errët, ne rrezikojmë të trashëgojmë frikë. Por duke treguar edhe historitë e mbijetesës dhe solidaritetit, u japim brezave forcë për të përballuar të ardhmen,” theksoi ajo.

Dokumentari “Valias, nga kamp në përkujtim” do të shërbejë si material referues për platformën “Mësojmë nga e kaluara”, duke ftuar të rinjtë në reflektim dhe ndërgjegjësim.

“Shoqëria jonë ka nevojë të mësojë jo vetëm të nderojë viktimat, por edhe të njohë dhimbjen e tjetrit. Vetëm kështu kujtesa kthehet në një akt shërimi dhe përgjegjësie,” përfundoi Sula.

 

3 Komente

  1. k
    keta jane te gjithe per ne burg

    Po dhunen ne parlament,djegien e karrikeve,te gomave e djegien e shkatrrimin e Shqiperise e bllokimin e rrugeve,kur do e perkujtoni apo keto jane ledhatime nga saliu me mulin e krricin e fariut

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trashegimia e zeze e Sali nongrates

      Po trageshimise te Sali qenit si tia bejme moj Gentiana? Per ta kujtuar jo e jo, per ta varrosur po e po, sa me pare bile.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teo

        Te fala lalit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje