Në Galerinë e Arteve në Sarandë, çdo ditë vijnë vizitorë për të parë ekspozitat e mrekullueshme.
Galeria është kthyer në një atraksion turistik të preferuar për vendasit dhe të huajt. Drejtori Lefter Çeko thekson se sezoni veror po shënon një fluks të dukshëm me turistë nga mbarë bota, të cilët vijnë për herë të parë ose rikthehen për të disatën herë.
“Kemi vizitorë të gjitha kategorive, por na vjen mirë që kemi vizitorë cilësorë, intelektualë, që rrinë, kthehen dhe rikthehen, sidomos nga familjet e emigruara, që tashme vijnë shpesh në vendlindje,” shprehet z. Çeko.
Vizitorë i vlerësojnë shumë ekspozitat me shumëllojshmëri pikturash e skulpturash, që çelen çdo muaj në galeri.
Kjo galeri është si një qendër e eksperiencave krijuese dhe emocionale, që kultivon kulturën dhe kujtesën historike të zonës. /rtsh/
Lini një Përgjigje