Nga Albert Vataj
"Nuk e di a egziston nji gjuhë tjeter e gjallë, që pasqyron në mënyrën ma besnike të mundëshme vjetersinë e saj."
"Problemi i gegnishtes dhe i lashtësis së saj, duhet t'jetë objektivi i parë i gjuhësisë shkencore dhe i gjuhëtarëve shkenctarë të Akademisë Shqiptare." (Tiranë e Prishtinë).
"Gegnishtja ma shumë se asgja tjeter tregon rrajët tona si etnogjenezë e autoktoni në Ballkan-Iliri."
Shumë fjalë të greqishtes klasike spjegohen qartë në Gegnishte, kemi dy spjegime:
a. Ose ndonji malsor shqiptar para 2800 vjetësh ka shkrue "Iliaden" e " Odisenë".
b. Ose vete Homeri ka folë nji gjuhë që përgjet me gegnishten e sotme si të ishin " dhambt e dy ingranazheve që rrotullohen syper njani tjetrit harmonikisht, ndoshta pjesë e nji sistemi gjuhësor shumë përpara tyne, me pasojë që të dy; edhe malsori shqiptar i veriut edhe Homeri, flasin identikisht të njajten gjuhë, pamvarsisht prej distanës kohore që i ndan dhe huazimeve të paevitueshme, por edhe të papërfilshme që munden me pasë ndodhë.
" ILIADA E HOMERIT ASHT SHKRUE NË GEGNISHT"
" PËRKTHEVA ILIADEN PREJ SHQIPES NË SHQIP"
Gjon Shllaku ishte një ndër dishepujt më të devotshëm të dijes, pasionit për aktin e krijimit dhe vetmohimit, përkushtimit dhe virtytit. Ai ishte shëmbëllimi më i përplotësuar i njeriut të përkorë. Si pakkush kam patur fatin ta njoh dhe ta takoj, fatkeqësisht për herë të fundit një vit përpara se të ndahej nga jeta. Gjithçka në të ishte e dlirë. Zërin dhe vështrimin i mbamend si më paqsoret që kisha rrokur deri asohere.
Vepra të Gjon Shllakut
- Ben Hur ... nga Wallas
- Eneida (pjesë të zgjedhura)...Virgjili
- Gjeorgjikët...Virgjili
- De rerum natura...Lukreci
- Metamorfoza...Ovidi
- Korale të Euripidit e Sofokliut
- Ruy Blas...Hygo
- Martirët...Shatobrian
- Cid...Korcej
- Atalia...Ester...të Rasinit
- Liqeni...të La Martin
- Robëresha e re...nga Andre Chenier
- Punët e apostujve (teskte biblike nga greqishtja e vjetër)
- Apokalipsi...nga greqishtja e vjetër
- Letrat e Shën Pjetrit...nga greqishtja e vjetër
- Letrat e Shën Gjonit...nga greqishtja e vjetër
- Lufta kundër vdekjes...Metalnikov
- 7 drama të Shekspirit
- Iliada
- Odisea (6 këngë)
- Fjalor helenik (greqishte e vjetër - shqip) 20 000 fjalë
- “Berberi i Sivilies” dhe “Figaro”...nga Bomarshe
- Gjeorgjikët...Virgjili (botuar në Prishtinë)
- Prometheu i lidhur...nga Eskili
- Shtatë tragjedi (Edipi mbret, Edipi në Kolon, Antigona, Ajaksi, Elektra, Trakinitët, Filokteti (botuar nga Shtëpia Botuese “Konica”)
- Efigjenia në Aulide, Alkesta, Hipoliti, Medea...Euripidi (greq. e vjet.)
- Fjalori diakronik Latinisht-Shqip
- Të kapërcehet pragu i shpresës...nga Papa Gjon Pali II (botuar në Nju Jork)
- Historia e Skënderbeut...nga Sansovino
- Kanga e Rolandit...nga Turoldus
- 360 hymne kishtare (nga origjinali latinisht) Botuar në Romë
Etj; etj; etj... etj...
Foto e kam bërë në shtëpinë e tij, ku me një grup televiziv shkonim nga Tirana në Shkodër për ta intervistuar helenistin e madh, Gjon Shllakun, por që, Shpëtim Kelmendi, i cili edhe na negocio takimin, mendo se do të ishte më mirë të bëhej si një bashkëbisedim, i cili shkoi mrekullisht mirë. Me çfarë nuk na befasoi me ato çfarë ai ndau me ne!
Pirdh pirdh. Gjoni nuk e paska ditur kujt i thone dialekt, ose e dinte po nuk ia linte krahinorizmi shkodranor.
karlliqe
karlliqe
Hajde rrocka hajde Marrezia Shqyptare ska te mbarume
Tani e kuptova se përse kam nevojë për një përkthyes gegnisht - shqip për ta kuptuar këtë gjuhë të veçantë! Si përkthyes hiqi kapelen Shllakut, por ato që shkruan ky Vataj janë karlliqe.