Gjuhëtari Xhevat Lloshi: Kadare pati një talent të jashtëzakonshëm, hapi horizonte të reja të gjuhës shqipe

4 Korrik 2024, 11:09Kulturë TEMA
Gjuhëtari Xhevat Lloshi: Kadare pati një talent të

Gjuhëtari Xhevat Lloshi në rubrikën “Çështja e ditës” në News24 të gazetarit Klevin Muka, tha se me ndarjen nga jeta të gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadaresë, u shua një burim për pasurimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

“Ismail Kadare i hapi horizonte të reja gjuhës shqipe. Këtë që bëri Ismaili duhej vërtet një talent i jashtëzakonshëm”, tha Lloshi.

Në vijim profesori i njohur, duke rrëfyer një histori të ndodhur rreth 50 vjet më parë solli në vëmendje mbledhjen e bërë në 1973 në Lidhjen e Shkrimtarëve lidhur me romanin “Dimri i Vetmisë së Madhe”.

“50 vjet përpara u bë një mbledhje në Lidhjen e Shkrimtarëve, iu kërkua Ismailit të bënte disa ndryshime për romanin “Dimri i Vetmisë së Madhe” dhe ai bëri vetëm një ndryshim e quajti “Dimri i Madh”.

Llazar Siliqi më ka thënë në atë kohë: pse nuk duan ta pranojnë këta që Ismaili ishte një gjeni.

Ismaili solli një përmasë krejt të re në letërsinë shqiptare, ai e çoi në një problematikë njerëzore.

Ka shkruar një novelë “Kush e solli Doruntinën”, çfarë solli me këtë Ismaili?

Ka një faqe atje që është më të bukurat e letërisë botërore, pasi shtron atë idenë e vijës së madhe që ndan jetën nga vdekja”, tha Lloshi. A.K./TemA

 

3 Komente

  1. H
    HIK E RE DREQ KOMUNISTI GOJ JARG

    EDHE KY SPIUNI QELBUR QE BERI CORB HISTORINE NA DUHEJ KTU TE TREGOJE MBI TALENTIN E SKUTHIT ! E DINI PSE E BEJNE KTE HISTORI TE NEVEERITESHME PER LEXUESIT ? SEPSE TE GJITHE KERKOJN ME KTE RAST TE RREMBEJNE VEMENDJEE PER VETEN E VET JO ATE QE IKU E I LA GLASAT E KAFAZIT TE XHVERIT KU JETONI DHE I KENDONTE DIMRIT TE MADHE !

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni Montana

      FOLI DHE KY...... EPO S'KISHTE NGELUR NJERI....TE GJITHE FLASIN PER BELULIN..

      Përgjigjjuni
      1. I
        I.K-u u shdrua ne nji Diktatore Kriminel

        Jo per fajin e tij ndoshta por se u rrit dhe ushqye si nji Papagall ,ne Kafazin e Diktatorit E.Hoxha dhe shpesh her hnte glasat e tija ! (nqs ka ndoji qe rrin te kuptoje ktu ) prandaj rreshqiti ne nji karakter Diktatori e Krimineli ordiner . Hec e te kuptojnete Lajthiturit ne te staan. Kn hik te gjithe per lesh qeni

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje