Gjurmët e reja nga qyteti ilir në Bushat (FOTOT)

19 Gusht 2025, 13:40Kulturë TEMA
Gjurmët e reja nga qyteti ilir në Bushat (FOTOT)

 Harta arkeologjike e rajonit të Shkodrës do të plotësohet shumë shpejt edhe me një sit arkeologjik, zonifikim të qartë dhe rregullore administrimi të zonës A.

Bëhet fjalë për qytetin antik në Bushat, ku gërmimet arkeologjike që kanë nisur që në vitin 2018, nga misioni kërkimor shqiptaro-polak drejtuar nga Piotr Dyczek dhe Saimir Shpuza po nxjerrin në dritë të tjera gjurmë dhe të dhëna për qytetin ilir në Bushat.

Gjatë këtyre fushatave kërkimore u zbuluan dy porta hyrëse të qytetit dhe u kuptua shtrirja e tij. Ndërsa gërmimet e fundit janë përqendruar në qytetin e sipërm dhe kanë për qëllim zbulimin e organizimit të brendshëm dhe urbanistikës së këtij qyteti.

Misioni kërkimor po nxjerr në dritë se kjo pjesë e qytetit të sipërm ka qenë e ndërtuar masivisht që në gjysmën e shek. IV para Krishtit, sipas datimeve paraprake, shkruan atsh.

Tashmë falë bashkëpunimit me IKTK, DRTK Shkodër dhe ndihmën e pakursyer të misionit arkeologjik me të dhënat shkencore dhe rezultatet e arritura u krye në terren rilevimi dhe përcaktimi qartë i zonifikimit të nevojshëm për ruajtjen dhe administrimin e këtij territori me potencial të lartë arkeologjik referuar dhe kuadrit ligjor për këtë qëllim.

 

2 Komente

  1. L
    Labeati

    Kerkimet arkeologjike ne Bushat kane filluar se pari ne vitin 1994 nga nje ekip arkeologesh Svicerian ku ishte dhe profesor Gezim Hoxha.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      Pse nuk perdorin mjete qe paraqesin relievin e nentokes ne 3D dhe e kane me te kiarte ku jane gjitha themelet. 99% e vendeve arkeologjike ne vendin tone nuk eshte germuar fare, cetem durrsi pak por per betonizime. Te bleje qeveria mjete aparate qe nxjerrin me pamje cfare ka nentoka

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje