Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti në një takim ish-Presidentin Alfred Moisiu, pinjoll i të njëjtës familje me aktorin e madh Aleksandër Moisiu.
Gjatë takimit Gonxhja dhe Moisiu diskutuan për një sërë aktivitetesh dhe botimesh në nderim të 145-vjetorit të lindjes së aktorit të njohur, Aleksandër Moisiu.
“Një nga pikat më interesante të bisedës sonë ishte angazhimi për ngritjen e një muzeu, që do të nderojë krijimtarinë e këtij artisti të shquar në qytetin e tij të origjinës, Kavajë”, tha Gonxhja.
Ministri Gonxhja u shpreh se “kjo nismë do të kontribuojë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe do t’i ofrojë brezave të ardhshëm mundësinë për të njohur më mirë jetën dhe veprën e Aleksandër Moisiut, duke lënë një gjurmë të përhershme në historinë tonë”.
Aktori me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu lindi më 2 prill të vitit 1879 në Trieste.
Moisiu performoi në skenën austriake, ku mishëroi role kryesore të një spektri të gjerë të veprave të letërsisë europiane, duke nisur që prej tragjedive antike greke e deri tek bashkëkohësit. Karriera e tij do të niste në moshën 19-vjeçare, kur filloi të ekzekutonte role minore si figurant në skenën e Burgtheatër.
Më pas u angazhua në teatrot e Pragës dhe të Berlinit, ku u shqua për zotësi aktoriale, veçanërisht në interpretimin e rolit të Edipit mbret dhe të Hamletit. A.K./TemA
Shumë MIRË.TË PËRJETOHET O Z.MINISTËR!PO AMA PËRVEÇ KËTI KORIFEU TË KULTURËS NE KEMI DHE KORIFEJ TË PUSHKËS(TËRË ATO FORMACIONE LUFTARAKE TË LUFTËS ANTIFASHISTE NAC.-ÇLIRIMTARE QË.....)NUK KUJTOHEN DHE SIDOMOS KUR KY VIT ËSHTË PËR ATO DHE NE PASARDHËSIT ETYRE 80 JETORI I KRIJIMIT TË TYRE. JO VETËM NUK PËRKUJTOHEN PKR JU JAN SHKATËRUAR VAREZAT, MUZEUMET LOKAL,LAPIDARET,BUSTETetj.DHE KONKRETISHT SHKONI NË KORÇË,ERSEKË DHE OËR TË MOS VAZHDUAD MË ME TË TJERË QYTETE SOT AS TELEVIZIONI SHTETËROR NUK PËRKUJTON,QE E KA PËR DETYRIM DHE LIGJOR E PATRIOTIK PËR EDUKIMIN E TË RINJVE,S.P.S MBAHET ME LEKËT TONA.SOT MË 16 TETOR ËSHTË KRIJIMIN I BR.9.SULMUESE PARTIZANE, PANVARËSISHT QË PËDKON ME DITËLINDJEN E KOMANDANTIT TË KËSAJ USHTRIE VULLNETARE.KORÇA DUHET TË MARRË SHËMBULL NGA FIERI,VLORA,LUSHNJAetjQYRETE.LAVDI BRIGATAVE PADTIZANE.Z. MSRO GJËJ DHE NDONJË GAZETAR QË I QËMTON KËTO FAKTE TË PA VDEKSHME TË POP.TONË.E VËRTETA ZHYTET POR NUK MBYTET DHE AS NJOLLOSET. MUNDËSISHT TA PASQYRONI SE I BËNË MIRË QEVERITARËVE QË MARIN VOTAT DHE KUR KAN FUSHATË KUJTOHEN DHE PËR KËTË HISTORI TË LAVDISHME.
Se e ç'lidh Aleksander Moisiun me Kavajen vetem Gonxhja mund ta dije.!!!
Se ç'te zgjidhka ty o medemek Astrit me Kavajen, perpos ndonje fobie paragjykuese te lodhur deri ne urrejtje krahinore, kete vetem nje zot mund ta dije!!! Perghjigja eshte shume e thjeshte dhe e kahershme: Aleksander Moisiu kurre nuk e ka mohuar qe eshte me origjine nga Kavaja, e cila natyrisht qe krenohet me birin e saj, sikunder e gjithe Shqiperia!
Duan te hapin muze me zor, qe te sjellin turiste... Nuk eshte keq, por me mire do te ishte te vleresoheshin ata artiste, sportiste, shkencetare etj. qe kane kontribuar per Shqiperine dhe jo ata qe kane kontribuar jashte vendit per hesap te vet.