Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja vizitoi së bashku me kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja, Bibliotekën “Qemal Baholli”.
Ministri Gonxhja e vlerësoi Bibliotekën “Qemal Baholli” si një thesar të çmuar të trashëgimisë kulturore e cila duhet ruajtur dhe zhvilluar më tej.
“Është e domosdoshme ndërhyrja për restaurimin e godinës dhe krijimin e një qendre të re multifunksionale, ku komuniteti mund të ketë më shumë hapësira për studim, kreativitet dhe aktivitete kulturore”, shkroi ministri Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.
Gjatë kësaj vizite Gonxhja, kryebashkiaku i Elbasanit, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Mazniku si dhe drejtuesit e AADF, diskutuan mundësinë e transformimit që do t’i japë bibliotekës një frymë të re, duke ruajtur historinë e saj.
Biblioteka e Elbasanit është një institucion me vlera të jashtëzakonshme kulturore dhe studimore. Në fondin e saj gjenden më shumë se 200 000 koleksione bibliotekare, duke përfshirë libra, periodikë, harta dhe materiale digjitale.
Lini një Përgjigje