Gonxhja uron besimtarët ortodoksë me rastin e festës të Fjetjes së Hyjlindëses

16 Gusht 2025, 10:30Kulturë TEMA
Gonxhja uron besimtarët ortodoksë me rastin e festës të

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja uroi besimtarët ortodoksë me rastin e festës të Fjetjes së Hyjlindëses, e njohur ndryshe edhe si Pashka e Verës, përmes një videoje të veçantë ku shfaqen tri kisha të rëndësishme të Voskopojës, tashmë të restauruara.

Në këtë mesazh urimi, ai solli në vëmendje Kishën e Shën Marisë, Kishën e Shën Mëhillit dhe Manastirin e Shën Prodhomit, monumente të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore që, pas ndërhyrjeve restauruese, janë rikthyer në identitetin dhe madhështinë e dikurshme.

Ai theksoi rëndësinë e promovimit të trashëgimisë fetare dhe kulturore që përfaqësojnë këto kisha.

Festa e Shën Marisë, që përkujton fjetjen e Nënës së Zotit dhe ngjall një ndjesi të thellë shpirtërore për të gjithë të krishterët ortodoksë, është një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit liturgjik.

Lini një Përgjigje