Historia e bukur e dashurisë e Ismail Kadaresë me Helenën!

1 Korrik 2024, 10:15Kulturë TEMA
Historia e bukur e dashurisë e Ismail Kadaresë me Helenën!

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të hënë, në moshën 88-vjeçare. Prej një jete ai ka patur një histori të bukur dashurie me Helena Kadare, me të cilën ka dhe dy vajza.

Pak javë më parë, Helena ka qenë e ftuar në Piter Pan dhe ka kujtuar  njohjen me të madhin Ismail Kadare.

“Ai mori çmimin e Republikës, unë isha nxënëse në gjimnaz dhe të gjithë e dinin që i dija përmendsh të gjitha poezitë e tij dhe më kishin shtruar fotot e tij të gazetës.

Ai nuk më njihte fare. Unë botova një tregim te ‘Zëri i Rinisë’. Ai ishte në Moskë, kishte përfunduar studimet këtu dhe kishte vajtur për specializim.

Atje vinin gazetat shqiptare në një hotel në Moskë. Ai pa këtë tregim dhe më bëri 3 rreshta: Lexova tregimin tuaj, shkruani dhe mos u trembni.

I gjithë gjimnazi e mori vesh këtë gjë që erdhi kjo letër. Pastaj kur erdhi në Shqipëri, u njohëm rastësisht në rrugë", tha Helena.

E pyetur nga gazetarët e vegjël nëse ka marrë një unazë martese, Helena tha:

“Jo, nuk më ka dhuruar sepse ka qenë një brez që e quanin veten shumë modernë dhe përjashtonin zakonet e vjetra. Atëherë ka qenë diçka konservatore jashtë shijeve tona.

Në atë kohë nuk kishte një propozim martese. Unë isha në konvikt, isha studente e vitit të parë dhe ishte ‘Lidhja e Shkrimtarëve’.

Ismaili ftoi të gjithë shkrimtarët e ‘Lidhjes së Shkrimtarëve’ dhe unë ftova të gjitha shoqet e konviktit duke zemëruar jashtëzakonisht shumë farefisin tonë dhe gjithashtu edhe gratë e shkrimtarëve që nuk ishin të ftuara.

Aty u njohën dhe Sadija me Dritëro Agollin, ishte shoqe e klasës time”, shtoi ajo më tej.

5 Komente

  1. V
    Vlora

    Monda Bulku, Drita Çomo…

    Përgjigjjuni
    1. A
      Agim

      Jo se ka shume rendesi por dashuria e pare e Kadarese eshte vajza per te cilen flitet ne librin e Nasho Jorgaqit, Dashuria e Mimozes. Une kam patur miqesi me vellane e saj, Bardhin, qe mesonte te shkolla Petro Nini Luarasi. Eshte e veshtire qe, ne nje vend si i yni, te shkruhet e thuhet e verteta. Ismaili do kujtohet si nje nga penat me te mira shqiptare. Ishte shkrimtar i madh. Kjo duhet pranuar gjithnje. Pastaj, si gjithe te medhenjte, kishte te mirat dhe te keqijat e tij. Flitet per perkrahjen qe ka patur nga Enver Hoxha. E meritonte pa perkrahej.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mund te shtojme edhe kete Histori !

        Mund te shtojme qe edeh Historine e te dashurit te vajzes te tije ! qe e Internuan me Familie dhe sigurimi i shtetit ne ate kohe me ndimen dhe fuqine e te nderuarit z. Ismail Kadare e torturuan deri sa e semuren me zore me ilace ! sote i nderuar dhe i pafajshmi jeton ne USA ! ku ka dhen dhe nje Interviste me mamaine etije per te kaluaren e asaj kohe... Flm..

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mund te shtojme edhe kete Histori !

          Mund te shtojme qe edeh Historine e te dashurit te vajzes te tije ! qe e Internuan me Familie dhe sigurimi i shtetit ne ate kohe me ndimen dhe fuqine e te nderuarit z. Ismail Kadare e torturuan deri sa e semuren me zore me ilace ! sote i nderuar dhe i pafajshmi jeton ne USA ! ku ka dhen dhe nje Interviste me mamaine etije per te kaluaren e asaj kohe... Flm..

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sylvinjo

            Tani e verteta eshte se Kadareja ngjan njecike me Ramen tek puna e marteses , sepse ndersa Rama ja mori nusen shokut , Kadareja e detyroi Helenen te linte te fejuarin dhe te merte Kadarene .

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje