Ndërron jetë kolosi Ismail Kadare

1 Korrik 2024, 08:47Kulturë TEMA
Ndërron jetë kolosi Ismail Kadare

Ditën e sotme në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë Ismail Kadare. Autori më i madh i yni dhe prozatori kolos i letrave shqipe e filloi karrierën së pari si poet e më pas si dramaturg e autor. Ai ishte 88 vjeç. Lindi në Gjirokastër me 28 Janar 1936.

Me studime në Moskë dhe miqësitë e gjata ai ishte nga shkrimtarët më të veçantë duke qenë në të njëjtën kohë dhe disident. Për këtë mund të shihet dhe biografia e shkrimtarit francez Jean-Paul Champseix (e përkthyer në shqip nga Bashkim Shehu dhe Irena Rambi) me titull "Ismail Kadare: Një disidencë letrare".

Veprat e tij të famshme si "Pallati i ëndrrave" i shpëtuan nën hundë çensurës komuniste duke edhe e kritikuar atë shpesh.

Në fakt Kadare ka qenë shpeshherë çështje debati në opinionin publik sepse shumë zëra shpreheshin se ai dhe i ka bërë temena diktaturës. Kjo është e pavërtetë. Në fakt diktatura ishte materiali me të cilin ai punoi më shumë siç shihet dhe nga "E penguara" dhe "Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut".

Ai futi një zë të ri në letërsinë shqipe, mjaft të kujtojmë "Uragani i ndërprerë", monografinë e tij për Migjenin. Madje dhe letërkëmbimet e tij dhe librat me intervista (Ftesë në studio) apo "Nga një dhjetor në tjetrin" kanë vlerë të madhe arkivore. Ashtu si "Mosmarrëveshja" dhe "Kronikë në gur" me pasuesen e vet "Çështje të marrëzisë" që është më personale.

Kandidat disa herë për çmimin "Nobel" ai ishte një person që vulgut i ndenji larg dhe nuk i bëri duart pis me të. Komunizmi as nuk e njëtrajtësoi si njeri dhe nuk e bëri konformist.

Qyteti për të cilin ai kishte dobësi, Parisi, ose "qyteti i dritës" siç e quan ai te libri për piktorin Omer Kaleshi (Arti si mëkat) përvijoi gjithë jetën dhe veprën e tij (Hija).

I krahasuar shpeshherë me Fishtën dhe Konicën megjithatë ai është një zë shumë i veçantë dhe i papërsëritshëm. Ai dhe kur i përmend këto shkrimtarë nuk tregohet asnjëherë patronizues. (Dantja i pashmangshëm).

Kadare luajti një rol për Shqipërinë si Shekspiri me Anglinë siç e thotë dhe ai vetë në një intervistë me Blendi Fevziun, me ironinë që e karakterizonte gjithmonë.

Së fundmi ai ishte nominuar për çmimin "Booker" me veprën e tij të fundit "Kur sunduesit grinden", çmim që e pat fituar njëherë në vitin 2005.

Nga veprat e tij më të njohura mund të veçojmë « Gjeneralin e ushtrisë së vdekur » dhe poezinë tashmë aq të famshme « Mall ». 

Humbja e tij është dhimbje e madhe për të gjithë shqiptarët. Ai lë pas dy vajzat, Besianën dhe Gresën dhe të shoqen Helena Kadare.

A.K./Tema

28 Komente

  1. O
    Operacioni Zjarri

    Lamtumire njeri i madh. Lamtumire o me i madhi i shqiptareve. Lamtumire o me i shkelqyeri i shkrimtareve. Humbja jote nuk do te mbushet kurre. U prehsh ne paqe o gjigand!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kaso Kosa

      Na rrofsh buythen me gjithe Ismail Kadarene kete enverist dhe komunist te terbuar!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dashi

        Kaso , ha mut , ha mutngrënës .

        Përgjigjjuni
    2. B
      Bato

      Autobiografia e popullit ne vargje ka qene krijimi i tij me i mire i fillimeve letrare. LMosmarreveshja eshte krijimi i tij letraro -politik me i mire i viteve te fundit. U prehsh ne paqe gjeniu une!

      Përgjigjjuni
      1. e
        eli-tiv

        ....dhemb ky lajm...Ismaili eshte pjese e jetes tone...pjese qe jemi ndjere e vleresuar e me dinjitet..Sot te gjithe kemi nevoje te ngushellohemi....Ngushellime te vecante familjes..

        Përgjigjjuni
        1. E
          E verteta dhemb....

          Sunit , turkalvanoi.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Endrat dalin !

            isha tuj pa nji onder ,te bukur ,po ma thithte Janulla, kur papritun ,nji shperthim i modh pas . Vej doren pas ,prek shallvaret e coptume . Nji Pordh e Madhe kishte lajmrue Mortin e Skuthit te Madhe . Hap TV dhee Lajmi konfirmoj . Moli na la . Pena ra m' Hale te katunorve

            Përgjigjjuni
            1. K
              K O R C A

              Gjalle qenke ti more miu i gjirizeve te Athines ? ! Nuk e ke te larget diten e ngordhjes sepse jevgjit nuk rrojne gjate . Me kete rast te urojme dite te pakta zoti kuluf shqipfoles .

              Përgjigjjuni
              1. E
                E verteta dhemb....

                E mo cironke pe Devolli te qifte ndonje gje e rende.... hahahaha

                Përgjigjjuni
            2. N
              Nata

              U press ne paqe o Skenderbeu I letrave Shqipe! Veprat e tua jane ndergjegja e kombit tone, ike per te jetuar per gjithmone ne zemrat tona!

              Përgjigjjuni
              1. L
                L.Xh

                I ndrihtë shpirti, ATJE lart ku ka shkuar. Amin.

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Urime shpirtqenit me te Madhe

                  eshte nderi me i madhe qe i ben shqiptareve moli .urojme qe gjith Shpirt Mutet e sj Bote me e ndjekin pos deri ne fitoren e Nobelin te Shpirt mutit Katranit .

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    PO , PO

                    Duket se cfar injoranti je , z. "Urime . . . " ! Duhet te fillosh qe nga abetarja per te arritur te pakten te mesosh shkrim e kendim , se per te tjerat ngelesh shtaze .

                    Përgjigjjuni
                    1. sumlepirsit e Kriminelit Komuniste

                      PO PO = gojByth Qelbse

                      Përgjigjjuni
                  2. A
                    Ai tipi

                    Shkrimtar i madh, njeri i vogel…

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Celo Mezani

                      Po ke thene Shkrimtar i Madh, gjithcka qe shkruan me pas eshte e pavlere, pasi ekplisohet totalisht nga Shkrimtar i Madh. Pjesa me e madhe e gjenive te muzikes, letersise dhe shkences nga bashkekohesit e tyre jane cilesuar "njerez te vegjel". E di njeri cfare lloj njeriu ishte Shekspiri apo Tolstoi !!!

                      Përgjigjjuni
                    2. C
                      Celo Mezani

                      Trishtim i madh. Vepra e tij eshte e nje gjenialiteti dhe dimensioni qe do mbetet e perjetshme. Ajo sapo ka filluar te ngjisi shkallet e lavdise.

                      Përgjigjjuni
                      1. Perlat Spahiu

                        Lamtumire turk shqiptare ismail. hengre buke ne gaveten e kriminelit, pederastit edhjer dhe ne gaveten e kelysheve ,pionerve te edhjerit sali breke skisha, edhiut te rames dhe spiunit 50 lekesh idhjer muti,nese keta kishin gavete per te ngrene.shume nga shqipetaret mbase nuk dine se si quajte ti turku ismail kur ata u larguan ne vitet 90 drejt prendimi.ti shqiptari turk i quajte ata :jashqitja e kombit.nje popull i vuajtur i persekutuar nuk besoj te harroj vleresimin e nje te ashtuquajturi shkrimlesh.ti ishe ai qe ne vitet e persekutimit gatti 50 vjecare me kerkesen tende policia torturoj ,perdhunoi ish te dashurin e vajzes tende,qe sot ky djalosh i rritur nga masakrat policore eshte ne gjendje jo te mire shendetesore,nese jeton.ti nuk meriton nderin dhe respektin e popullit qe e ke urryerr.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Psikiatri

                          Ja dhe Perlati , që shkruan nga spitali psikiatrik . Po celularin ku e ka gjetur ?

                          Përgjigjjuni
                        2. c
                          cfar Shikimi prej Skuthi Komunisti !

                          spiun i keq ka ken ,s'k la poet e shkrimtare te rinj ,pa i bo letra anonim Partis Komunsite qe ti pushktonin se ishin rreaksionare dhe aArmiq te Kombit si Gjergj Fishta , qe smojli s'pushoj se erresueri deeri sa shkoj ne gop te s'emes

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mësuesi i fillores

                            O skuthi , po ti nuk di të shkruash shqip , a I vrarë dhe merr guximin të diskutosh Kadarenë !!!

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Skuthi I.K nji mut Muti Komuniste

                              mesuesi fillores = bithqimi i gojores

                              Përgjigjjuni
                          2. K
                            K O R C A

                            Sa shume gjarperinj paska pasur ne Shqiperi ! As ne raste morti nuk e permbajne dot veten . Keta jane si gure qe i rrine varur ne qafe Shqiperise per ta penguar te ece perpara . Cili komb sillet keshtu ndaj njerezve vecanerisht te medhenj , sic mbetet ne memorien shqiptare I. Kadare ?!

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kombi shqiptar duhet te pastrohet shpirterisht. KA

                              .....e kishte fjalen per njollat otomane qe trazuan kulturen e kombit shqiptar.

                              Përgjigjjuni
                              1. .
                                .

                                Zakoni shqiptar eshte qe per te vdekurin nuk flitet keq. E megjithate paska plot muter kjo bote qe dhe per kete Gjigand te vertete te kombit nuk kane nje fjale te mire, por vec diharre nxjerin nga goja. Ismail Kadareja ,I vetmi njeri qe na berri te ndihemi krenare si shqiptare neper bote.

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Evisa

                                  U preftë në paqe! Mendoj se sot, në ditën kur Ismail Kadare u largua nga kjo botë, nuk kanë kuptim komentet qofshin ato pozitive ose negative. Nuk janë bashkohësit ata që do të bëjnë një vlerësim të drejtë për veprën e tij, kjo mbetet për t'u bërë nga ata që do të vijnë.

                                  Përgjigjjuni
                                2. B
                                  Bolena

                                  Eshte I vetmi shqiptar qe sado ta quash I madh eshte me I madh akoma. Imagjinoni sa te vegjel jane ata qe e shajne.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. ?
                                    ???

                                    Gjithmon Shqipot kan vujt nga sindroma e Stokholmit.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje