10 veprat më të mira të Ismail Kadaresë

1 Korrik 2024, 09:41Kulturë TEMA
10 veprat më të mira të Ismail Kadaresë

Nga Luela Myftari

Ismail Kadare është shkrimtari i vetëm shqiptar me njohje ndërkombëtare dhe është përkthyer në 45 gjuhë. Para Kadaresë, letërsia shqipe njihej pak në botë, falë tij u bë e njohur, e lexuar dhe e çmuar. Letërsia e Kadaresë ka dhënë një kontribut të çmuar në krijimin e gjuhës dhe letërsisë kombëtare. Është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Poet të Ballkanit, rapsod të Evropës do ta cilësonte presidenti francez Emmanuel Macron, shkrimtarin Ismail Kadare, ku i dorëzoi dekoratën më të lartë të Republikës së Francës “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” me një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave, në tetor të vitit të kaluar.

1. Pallati i ëndrrave

Pallati i Ëndrrave” është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia europiane e ka listuar mes veprave më të mira. Kjo vepër ka qenë nxitje që Kadare të përfshihet në listën e kandidaturave për çmimin “Nobel”. Ai do ta meritonte atë çmim edhe sikur të kishte shkruar vetëm “Pallati i Ëndrrave”, si hipotezë mbi historinë e vërtetë të viktimave të vrasjeve të mëdha ose mbi atë pagjumësi kolektive që perandoria otomane nuk mund të tolerojë. Si e tillë, ajo sot vazhdon të lexohet me ëndje dhe rrok një numër të madh interpretimesh nga lexuesit e ditëve tona.

2. Kronikë në gur

Ky roman shënon një nga veprat më të rëndësishme të autorit; sepse rrok raportin që fëmija krijon me botën, përmes një projeksioni autobiografik, ku qyteti i Gjirokastrës ka ngjyra magjike, të cilat vijnë mjeshtërisht në romanin e Kadaresë. “Kronikë në gur” afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij. Që nga kjo fëmijëri e kanë zanafillën elementet që përbëjnë “universin Kadare“. Ai fiton sensin e tij të mprehtë të fantastikes, apo të “realizmit magjik”.

3. Gjenerali i ushtrisë së vdekur

Është romani i parë modernist i shkruar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX në Shqipëri. Kjo vepër e bëri njëherësh të njohur autorin dhe letërsinë shqipe në të gjithë botën dhe konsiderohet si vepra më e përkthyer në gjuhët e ndryshme të botës. Romani zhvillohet rreth një gjenerali italian, i cili është dërguar në Shqipëri për të gjetur eshtrat e ushtarëve të rënë italian gjatë kohës të pushtimit të Shqipërisë. Detyra kryesore e gjeneralit është kërkimi dhe gjetja e eshtrave të një koloneli, i cili u zhduk pa gjurmë në një fshat të vogël shqiptar.

5. Dimri i madh vs Dimri i vetmisë së madhe

Ky roman rrëfen se si u zunë binjakët politikë, shoku Enver me shokun Nikita, por një analizë psikologjike e gjendjes së Shqipërisë gjatë periudhës totalitare, tepër e ngjashme me problemet tona. Ky roman provon se fuqia rrafshuese e realizmit socialist është e pamjaftueshme përpara një talenti, siç është shkrimtari shqiptar Ismail Kadare.

6. Kështjella

Tregon për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik. Rrëfimi bëhet nga perspektiva e rrethuesve osmanë, çadrat e bardha të të cilëve e kanë kthyer mjedisin përreth kështjellës në një peizazh dimëror.

7. Aksidenti

Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës. Kështu ka filluar ngjarja e përshkruar në romanin “Aksidenti”, e para vepër e autorit që, përpara se të botohej në shqip, është përkthyer e botuar ndërkaq në disa vende të Europës.

8. Mosmarrëveshja

Harmonia me Europën e Bashkuar do të ishte pjesë e harmonisë ndërshqiptare. E për t’iu kthyer motivit nismëtar të kësaj sprove, mosmarrëveshja e mundshme mes Europës dhe Shqipërisë, do të ishte në thelb mosmarrëveshje me vetveten. Harmonia me Europën e Bashkuar do të ishte pjesë e harmonisë ndërshqiptare. E për t’iu kthyer motivit nismëtar të kësaj sprove, mosmarrëveshja e mundshme mes Europës dhe Shqipërisë, do të ishte në thelb mosmarrëveshje me vetveten. Shqiptarët me shenjat e tyre, flamurin dhe himnin, do të aviteshin me drojë te sheshi i kombeve, përballë flamurit dhe himnit të Europës, muzikës së Bethovenit dhe fjalëve të Schiller-it për vëllazërimin e popujve, me tagrin për të dhënë zërin dhe arsyet e Shqipërisë.

9. "Kush e solli Doruntinën"

Ky roman, është bazuar në legjendën e famshme të Kostandinit dhe Doruntinës. Besa e shqiptarit, parë në këndvështrimit e mjeshtrit të fjalës e bën veprën të domosdoshme për t'u lexuar. Është vendosur edhe në korrikut e arsimit në Francë

10. Poezia e Kadaresë.

Botuar disa herë vëllimet poetike. Me titujt: Përse me duhen këto male, Kristal, CA pika shiu ranë mbi qelq.

17 Komente

  1. K
    Km

    Nje poet i madh,Naim Frasheri i koheve moderne. Naimi:-" Shqiperi,me ep nder,me ep emrin shqiptar,zemren ti ma gatove plot me deshiren e me zjarr Shqiperia,o Nena ime,ndonese jam i merguar,dashurine per Ty zemra kurre se Ka harruar" Kadare- ku ti kerkoj rrenjet e tua Parti? Si nje rrap madheshtor Ke mbire atje ku shkojne shterngata.Ato rrahin te te shkulin,por ti vec vaditesh prej shqotes se tyre,dhe Mes shqotash rritesh."

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ay

      Gjynah qe te huajt nuk te pyesin ty, kur vleresojne Kadarene. Analistet e rrjeteve sociale duhen marre me seriozisht. Problemi eshte qe tani qe vdiq Kadareja, shkruan "New York Times". Po kur te vdesesh ti?

      Përgjigjjuni
    2. N
      No more Au iu

      Pene e Arte nuk ka per ti ardhur shkrimtar tjeter Shqiperise as per 100 vitet e ardhshme. Kto trapliqet se Kadare i ka kenduar Partise etj jane te verteta, po mos ti kish kenduar Partise do ishte me te shumtit qe para 50 vitesh. Eshte kollaj te flasesh sot per qendrimin e tij ndaj diktatures, ndoshta jo ajo qe duhej te mbante por njeri ka qene dhe ai dhe ndoshta jo aq guximshem. Mgjth kush ka lexuar veprat e tij ska nevoj per koment se ne nje form apo tjetren e ka bere.

      Përgjigjjuni
      1. k
        katarakti

        Kur kam qënë adoleshent më ka pëlqyer shumë "Princesha Argjiro". Nuk e kam kuptuar asnjëherë se pse e hoqën nga qarkullimi?!

        Përgjigjjuni
        1. H
          Historiani

          Ka nje diference te madhe ndermejt Njerezve te Medhenj dhe atyre te vegjel! Njerezit e Medhenj vdesin HERET ndersa te vegjlit duan te behen presidente ose kryetare partie ne ate moshe kur te Medhenjte ndahen nga jeta ! Ndahet nga jeta nje Shqiptar i Madh ! Zoti e Prehte ne Paqe!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taraboshi

            Vetë Kadareja dhe kalemxhinjët e ditëve tona të këtyre 34 vjetëve mundohen ta paraqesin si shkrimtar disident . E quajnë sot kollosi i letrave shqipe . Ndersa ne të gjeneratës tij , që jemi hala të stabilizuar në tru dhe jo ata që e kanë të çrregnistruar trurin që ju kan dhënë trutë e gom arit , ne e kemi quajt gjithmonë shkrimtarë i oborrit , kush ma bukur se ky i ka shkruar e lavdruar sistemin socjalist , nomenklaturen socjaliste me gjithë kupolen e sajë . Po ta kritikoshe pak Kadarenë kupola drejtuese socjaliste rrezik të denonte kaq i dashur ishte për to . Këtë e tregojnë edhe vete romanet më të mira që keni radhitur këtu ku nga 9 të 8 janë të shkruar dhe të vlersuara nga ish sistemi socjalist duke paraqizur shumë mirë vetitë dhe virtytet e popullit tonë , trimërinë , burrërinë , besnikrinë , vigjilencen etj . Edhe nderkomtarisht është vlersuar po me ato romane të realizmit socjalist . Mund tju pyes me sinqeritet a jeni në gjendje të më tregoni çfarë ka shkruar tash 34 vjetë në Francë ? Po , të më falni , Ka shkruar vetëm lavdrata për Francen dhe ka sharë ditë natë Shqipëtarët . Tri herë jam munduar me lexu këtë librin që ka shkruar në Francë që as titulli nuk po më kujtohet se çprrallis për bashkimin europjan dhe nuk e di ku na vendos ne a në bashkimin afrikan a ku di unë .

            Përgjigjjuni
            1. f
              fgjhnfghfgn

              njesh je dhe une mendoj ashtu kadareja esht shkrimtari me i vdekur i letersise shqipetare

              Përgjigjjuni
            2. B
              Buda

              Per mua, vepra Nr. 1 e Ismail Kadarese eshte "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur". Mesazhi i perbotshem i kesaj vepre magjike dhe tragjike do te rroje ne shekuj. Vetem per kete veper Juria duhej t'i jepte Cmimin "Nobel" dhe te mos ndokohej nga injorantet e tipit Km.

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jeronimi

                Vepra më e mirë e Kadaresë është "Nëpunësi i Pallatit të Endrrave" ("Pallati i Endrrave"). Pallati i Endrrave është Ministria e Brendëshme, ëndra është informata, ai që shikon e përcjell ëndrën është informatori. Padyshim shkrimtar shumë i Madh! Por, pa asnjë diskutim njeri i regjimit. A nuk e ngriti në piedestal Enver Hoxhën tek romani "Dimri i Vetmisë së Madhe ?" Po poema "Ku ti kërkoj rrënjët e tua Parti? etj., etj. Jo më kot LASGUSHI që e çmonte shumë si shkrimtar th pëe të: "Muza kryeneçe e Partisë!".

                Përgjigjjuni
              2. L
                Labi

                Kadare do te mbetet gjithnje nje....GJIGAND BOTEROR I LETRAVE, NGA ATA ...ME TE MEDHENJTE... (natyrisht per ata qe ... lexojne...)...

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Iliri

                  -Dialog me Alain Bosquet -Spirtus

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Real

                    Nje nga veprat me te arrira eshte shkeputja e vajzes se tije ne kohen e adolishences nga i dashuri Renato Rrapi sepse ky i ri nuk ishte i denje per te qene dhenderr ne nje familje nga Sokaku i te Marreve. Dhe te gjithe jemi deshmitare se cfare pesoi ky i ri nga ky monster i lidhur me segmente te sigurimit te diktatures. Shpresojme qe te pushoje ne paqe te perjetshme nqfse ka kerkuar falje per kete krim para perendise. Ne kete dite te vecante te jetes se tije do kujtohen bemat si njeri, sepse vepra letrare ee tija flet vete dhe do kujtohen gjithmone.

                    Përgjigjjuni
                    1. x
                      xhoxhi

                      Unë nuk mund të them asnjë fjalë për veprën e tij,por largimi nga Shqipëria tregon se nuk iku se i rezikohej jeta ,por sepse deshte të tregoheshe sikur do e asgjesonin gjoja se ishte kundër Enverit. .d.mth se ishte për perëndimin.Nga ana tjetër e quajnë një njeri që ska tjetër në Shqipëri.Ne që jemi të asaj kohe kudo ku kemi shkuar, udhëtuar më shumë njihet Dritëroi sesa Kadareja.Mirë shkruan njeri që ai është vlerësuar me veprat e realizmit socialist duke ndryshuar gjërat për partinë...,,

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Psikiatri ne pensjon

                        Per ceshtjen Shqiptare Kadare, ka ndikuar fuqishem ne mbare boten.Per bemat e tij gjate diktatures, le ti paguaje ne boten e pertejme. E vleresoj si i pari shkrimtar shqiptar, qe ne veprat e tij, ka futur me mjeshtri psikoanalizen. Ishte i zgjuar, se e dinte qe diktatori Hoxha, nuk e kishte Frengjishten ne ate nivel, si per te kuptuar psikoanalizen. Kjo e fundit, ishte pasqyruar gjeresisht ne letersine moderne Franceze apo gjetke, sidomos pas luftes dyte botrore.

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Real

                          Thx per botimin e komentit. Ja kisha borxh keto rrjeshta te riut qe u percudnua ne ate menyre nga segmente te diktatures ne bashkepunim me kete monster. Nuk e di se si jam ndjere kur e kam pare per here te pare kete te ri te percudnuar ne ate fare feje per te vetmin faj qe kishte bere: guxoi dhe u dashurua me vajzen e ketij.

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Hiqeni mer ket Surrät te ndyt Shejtoni

                            yyyyyyyyyyyyyyyt pjelle e shejtonit

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Detari

                              I. Kadare ishte dhe do të mbetet portreti genuin evropian i Shqipërisë. Por edhe rruga e aspiratave të lirisë dhe progresit shoqëror. Vepra e tij do të jetojë gjatë. Shumë gjatë...

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje