Historia flet vetë / Gratë e Orkestrës së Mandolinave në Pejë, viti 1952 (FOTO)

15 Shtator 2024, 15:20Kulturë TEMA
Historia flet vetë / Gratë e Orkestrës së Mandolinave

KultPlus ju sjell një fotografi të vjetër ku shihet Orkestra e Mandolinave, me anëtare femra, e formuar dhe udhëhequr nga Franjo Vacolini, Pejë, 1952.

Disa nga anëtaret e kësaj orkestre në këtë fotografi janë Gjejlon Bukleta, Gita Ciflaku, Nexhmije Krasniqi, Drita Rugova, Hasibe Syka, motrat Nagjije Luta dhe Samka Luta, Vilma Gashi, Zekije Budima, Sabernaz Bojku, Sytkije Turjaka, Saide Gashi, Qamile Sahatciu, Jezofina (mbiemri i pa njohur), Feride Gashi, Gjemile Kyqykrama, Atifet Malushaga, Vilma Antoni, Atije Dranqolli, Resmije Begolli dhe Bukurie Taraku.

Dirigjenti Franjo Vaculini kishte ardhur nga Çekosllovakia e atëhershme. Ai kishte filluar mësimin e teorisë së muzikës dhe fillimin e shkollës së parë muzikore me mësimin e instrumenteve frymore dhe të tjerave dhe luajtjen me nota, që në atë kohë ishte një risi.

Franjo Vaculini kishte qenë dirigjent i Orkestrës Shtetërore të Mbretit Zog kurse në Kosovë kisha ardhur si pasojë e internimit. Ai jo vetëm që formoi këtë orkestër por edhe Orkestrën Frymore të Meshkujve. Pas Franjo Vaculinit, orkestrën e ka udhëhequr Muhamet Belegu dhe më vonë Halit Kasapolli.

Peja në atë kohë, në vitet 1950 -1960 ka pasur disa lloje të orkestrave, si Orkestra frymore , Orkestra harkore, Xhaz orkestra, Orkestra e mandolinave dhe Orkestra popullore amatore. Këto të gjitha ishin në kuadër të shoqërisë kulturore “Përparimi”. 

2 Komente

  1. L
    Lana

    Kjo foto sherben si dokument historik kulturor per aktivitetet e ndryshme qe zhvilloheshin neper shkolla atehere. Tani ne programet shkollore ka rene interesi i ketyre aktiviteteve me vlera te medha kulturore dhe qe mbanin larg veseve te keqia nxenesit e shkollave

    Përgjigjjuni
    1. P
      Peja me çika t'reja

      Zekije Budima ishte motra e mësuesit tim. Peja dikur ishte në shumë lëmi e para dhe më e mira. Si në xhudo sot. Dikur kishte edhe shkollën e gjimnastikës me sportistë kulminantë. Peja është i vetmi qytet në trojet shqiptare që i ka sjellë 5 medalje olimpike: 3 të arta, 1 të argjentë dhe 1 të bronzit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje