Pesë vjet pasi Notre Dame, katedralja historike në Paris mori flakë, National Geographic ka zbuluar imazhe të restaurimit të saj mahnitës.
Më 15 prill 2019, një zjarr shpërtheu në katedrale dhe u përhap me shpejtësi, duke u djegur për afro 15 orë. Gjatë ferrit, maja e katedrales së shekullit të 18-të u shemb, çatia e ndërtuar kryesisht me lëndë druri të mbuluar me plumb - u shkatërrua dhe pjesët e tavanit të harkuar u dëmtuan rëndë pasi ranë mbeturinat e djegura.
Pas zjarrit, presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të rindërtojë katedralen.
“Ne do ta rindërtojmë katedralen, dua që ajo të përfundojë brenda pesë viteve”, tha Macron në një deklaratë nga Pallati Elysee në atë kohë.
Katedralja e sapo rinovuar do të rihapet më 8 dhjetor pas një përpjekjeje restauruese pesëvjeçare . Tani mund të shihet në foto të kapura nga fotografi i NatGeo, Tomas van Houtryve.
Këto imazhe zbulojnë dëmet ende të pranishme në kantierin e Notre Dame në 2022, krahasuar me katedralen e sapo restauruar në 2024.
SHIKONI,,RESTAURONI XHAMIT DHE TEQET QE I SHKATERROJ ENVERI ME MEHMETIN ,,,