Vdes në moshën 100-vjeçare bashkëshortja e Dhimitër Shuteriqit, shkrimtarja Mynever Shuteriqi

22 Nëntor 2024, 08:20Kulturë TEMA
Vdes në moshën 100-vjeçare bashkëshortja e Dhimitër

Shkrimtarja Mynever Shuteriqi, bashkëshortja e akademikut dhe shkrimtarit të shquar Dhimitër Shuteriqi ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare. Shuteriqi njihet gjithashtu edhe si gjyshja e politikanit Ben Blushi

Mynevere Shuteriqi ka lindur në Gjirokastër më 21 qershor 1924. Babai i saj, nëpunës pyjesh, kishte botëkuptim liberal; rridhte nga një familje e mesme, por e vlerësuar në qytet.

Vitet e fëmijërisë ajo i kaloi në Delvinë, ku u transferua i ati. Pasi mbaroi shkollën fillore me nota të larta, ai e regjistroi në Institutin Femëror në Tiranë, i cili quhej Instituti Femnor “Nana Mbretneshë” në kohën e Zogut.

Më 1943, kur Myneveri ishte në maturë, shkolla Normale u mbyll. Diplomën e mori pas çlirimit si shumë të tjerë.

Pas vdekjes së Dhimitrit, Mynevere botoi librin me kujtime “Një jetë në dashuri”, në të cilin jepen episodet e veçanta të një jete të përbashkët, duke skicuar njëherësh një portret të pazakontë të Shuteriqit, të dashuruar me gjithçka të bukur e të shtrenjtë dhe të Shuteriqit punëtor të palodhur të kulturës shqipe.

Ajo, gjithashtu, ka punuar pareshtur për të nxjerrë edhe më në dritë veprën e tij me kujdesin për botimin e teksteve që i kishte lënë gati për botim, me përgatitjen e atyre që la në dorëshkrim, me zbulimin e teksteve të reja dhe me sistemimin e ditareve e të shkrimeve të panjohura të tij, disa prej të cilave janë botuar në shtypin e përditshëm. A.K./TemA

2 Komente

  1. C
    C

    Boll me kete vdiq, vdes o njerez jonjerezore qe kemi dhe guximin te shkruani artikuj ! U nda nga jeta se eshte njeri dhe shqipja eshte gjuhe e mrekullueshme qe e lejon shqiptarin te shprehet njerezisht. Per me teper zonja ishte nje krijuese e bashkeshorte krijuesi e shkencetari te pashoq. Ngushellime familjes

    Përgjigjjuni
    1. L
      LORA

      I qofte dheu i lehte. Mynever Shyteriqi jetoi dhe punoi ne nder dhe atdhetari.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje