Ish-ambasadori në Vatikan, Zef Bushati: Pas Papa Gjon Palit II, për ne shqiptarët vjen Papa Françesku, ja kontributi i tij

21 Prill 2025, 14:52Kulturë TEMA
Ish-ambasadori në Vatikan, Zef Bushati: Pas Papa Gjon Palit II, për ne

Papa Françesku, u shua mëngjesin e kësaj të hëne në moshën 88 vjeçare. Vatikani konfirmoi lajmin duke thënë se Papa u kthye në shtëpinë e Atit.

Liderët e cilësuan Françeskun në mesazhet e tyre të ngushëllimit një Papë të jashtëzakonshëm që solli kishën më afër të varfërve.

Për të luptuar më shumë mbi figurën e Papa Françeskut, i ftuar në një intervistë për “Ora Neës” ishte ish-ambasadori i Shqipërisë në Vatikan Zef Bushati,

“Ai ka bërë që ne shqiptarët të ndihemi krenarë, pasi pas vizitës historike të Papa Gjon Palit II, brenda një periudhe të shkurtër në vitin 2014 arritëm të kishim një tjetër vizitë të kreut të shtetit të Vatikanit, që ishte ajo e Papa Françeskut.

Kjo është një ngjarje e jashtëzakonshme, pasi ka shtete që akoma nuk e kanë përjetuar vizitën e një pape. Asgjë nuk ka të rastësishme në këtë, pasi ishte një vizitë e planifikuar nga Papa Francecsku.

Por ka dhe dy koincidenca, ku Papa Gjon Pali II zgjodhi Kardinalin shqiptar Koliqin dhe në vitin 2016 Papa Françesku zgjodhi një tjetër Kardinal shqiptar Ernest Simonin dhe kjo nuk është një gjë e vogël për dikë qoi ndjek këto zhvillime dhe e kupton rëndësinë që na ka dhënë Vatikani ne.

Ndaj ne edhe sot vazhdojmë ta ruajmë marrëdhënien e ngrohtë që kemi me Vatikanin. Edhe Gjergj Kastrioti pati fatin e madh në betejën e tij se kishte ndihmë të madhe nga Kisha Katolike”, u shpreh Bushati.

/rtvora/

1 Komente

  1. P
    Pollogu

    MOS na ishte zotëria ambasador në Stokholm më vitin 1987 ? E pata takuar në Ambasadë dhe më kujtohet një anekdotë e tija. Për të qarë e për të qeshur edhe me lotë në sy. Të fala, zotrote, N. K.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje