Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Janar 2025
“Diario de Burgos” ka botuar, të enjten e 22 marsit 1978, në faqen n°15, intervistën ekskluzive asokohe me mbretëreshën Susan (nënën e Princ Leka II) në përiferi të Madridit, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Mbretëresha Susan e Shqipërisë, në ekzil të artë në Madrid
Si çdo amvisë është e shqetësuar për rritjen e çmimeve
Ajo preferon një jetë të qetë në shtëpinë e saj në periferi të kryeqytetit të Spanjës
Mbreti Leka është zgjedhur “Mbret i Shqiptarëve” nga më shumë se tetë milionë nënshtetas në ekzil
Nga Taño PEREZ dhe Agustina LOPEZ DE LOS MOZOS
Ne dimë pak ose shumë pak për Shqipërinë. Ndoshta vendndodhjn e saj, diçka nga historia e saj aktuale : të dhëna të ftohta, të largëta, të pajetë nga një tokë e largët që nuk ka njexrrë kurrë zë dhe pothuajse kurrë nuk ka mundur të flasë me zërin e saj.
Për të na treguar për Shqipërinë do të shkojmë të takojmë një grua. Susan-a, shumë kilometra larg vendit të saj, mbretëron në zemrat e atyre tetë milionë shqiptarëve që, si ajo, jetojnë në ekzil (mërgim) për shkak të dominimit komunist.
Dy burra me tipare orientale na hapin derën dhe prej andej na shoqërojnë dy bóxer-ë (racë qeni) që nuk do të largohen kurrë nga ne.
— Më pëlqejnë shumë qentë dhe të gjitha kafshët, thotë ajo ndërsa përkëdheli Charly-n. Unë kisha një majmun të vogël, por ai ngordhi.
E lindur australiane
E shoqja e mbretit Leka, Susan-a, na përshëndet menjëherë, te dera e shtëpisë. Ajo është një grua e gjatë, me sy të çelur, bjonde. Ajo është e veshur thjesht – që është një nga kushtet për të qenë elegante –. Ajo i hedh flokët mbrapa dhe i mban të shtrënguara. Përshtypja e parë që ajo lë është qetësia e pamasë : fytyra e saj është pjekur, e butë, paqësore. Gjestet e saj, mënyra e saj e të folurit, nuk i prishin asgjë kësaj harmonie.
Gjatë gjithë intervistës ajo do të flasë me një theks të lehtë anglez, gjuhën e saj, pasi është e lindur australiane.
— Gjithashtu studioj shqip çdo ditë, me një mësues vendas
— Ne duam të dimë se çfarë bëni, si është një ditë e zakonshme për ju.
— Së pari, shtëpia, leksionet. Mbreti dhe unë jemi shumë të thjeshtë dhe e kalojmë kohën duke luajtur shah dhe duke lexuar. (Mbreti flet tetë gjuhë). Mundohemi të mos udhëtojmë shumë në Madrid, pasi trafiku është problem. Ne preferojmë t’i presim miqtë tanë në shtëpi. Jeta në fshat është shumë e bukur (ata jetojnë afër Somosoguas), larg zhurmës. Kur ra borë, ne bëmë një burrë dëbore gjashtë këmbësh në kopsht (sepse Mbreti është i gjatë, i thashë, dhe ajo buzëqeshi). Ai u shkatërrua përfundimisht nga qentë.
Miqtë e tyre janë njerëz “normalë” :
— Ne kemi miq në Trupin Diplomatik, por “flasim” më shpesh me të tjerë që nuk kanë lidhje me jetën politike.
“Plotësisht e lumtur”
Teksa bëjmë foto, shikoj dekorimin e shtëpisë: foto familjare, ndoshta objekte shqiptare. Shoh një kuti cigaresh me firmën e Arias Navarro-s. E pyes nëse janë miq.
— Po, ai është një mik i madh. Ai luan golf me ne, ne e kemi njohur që nga koha e tij si kryebashkiak i Madridit.
— Gjej rastin t’ju pyes nëse keni marrëdhënie me qeverinë aktuale, nëse e njihni Suarezin apo ndonjë ministër.
— Epo jo, por… — buzëqesh ajo, — shpresojmë të kemi.
Duke ndjekur fillin e bisedës, e pyes se si i duket tani Spanja.
— Unë kam parë ndryshime, çmimet janë rritur shumë, është për të të ardhur keq për terrorizmin, vdekjet, dhunën, prandaj preferoj shtëpinë dhe këtë qetësinë e fshatit dhe ju përgjigjem si grua, si çdo amvisë tjetër. Nuk dua të jap një opinion politik, ne jemi këtu mysafirët e Mbretërve dhe duhet t’u jemi shumë mirënjohës.
— Po Shqipëria ? Ajo na thotë se beson në “suksesin përfundimtar”.
— Shqipëria ka vetëm dy milionë e gjysmë banorë, ndërsa në të gjithë botën ka tetë milionë të mërguar. Ata kanë qeverinë e tyre në mërgim, bëjnë zgjedhje të lira çdo vit dhe zgjodhën Mbretin Leka si Mbretin e tyre të vetëm “Mbret të Shqiptarëve”, por jo ende, “Mbret i Shqipërisë”.
Për të përfunduar, i kërkoj të bëjë një bilanc të viteve të martesës :
— Jam plotësisht e lumtur — kjo është martesa e saj e dytë — dhe shpresoj që të kemi një fëmijë. Një pjesë të kësaj lumturie ia kam borxh Spanjës.
(Fiel — Shërbimet Speciale EFE).
Mbretëresha e leshit.
te vjen turp nga vetja kur ke parasysh genjeshtrat dhe mashtrimet qe iu behen shqiptareve panderprere tash 35 vjet nga politika dhe media e pamoral. Suzana as ka qene dhe as do te behej ndonjehere mbretereshe. Ajo ishte nje femer e zakonshme ( ordinere ) qe, pas marteses se pare, u martua me nje legen dhe maskara sic ishte Leka Zogu i pare ( per te cilin kryeadjudanti i Ahmet Zogut thoshte: " shtatin sa nje mal por per mendjen eshte ne hall ' ). pervec kesaj, leka Zogu ishte kontrabandist armesh dhe droge ( i ka te filmuara me ze dhe figure ne Lindjen e Afert ne vitet '80 ). Ai " dinte " tete gjuhe po aq mire sa i dine disa barinj shqiptare qe shkojne refugjate nga njeri vend ne tjetrin duke mesuar nga 100 fjale prej secilit vend. Ndersa i ati, Ahmet Zogu as ishte mbret real dhe as kishte prejardhje mbreterore ( pasi ne nuk kemi pasur mbreter ). Duke qene dinak dhe shume me i mencur se i biri 9 dhe i nipi sot 0 ai keqperdori nja dhjete deputete kukulla ( si E. Hoxha pas tij ) dhe iu tha qe idene dhe deshiren e tij vetjake ta paraqisnin ne parlament si iniciative e tyre. Shumica e atyre deputeteve kukulla qe ne vitin 1925 kishin diskutuar dhe argumentuar se Shqiperise i shkon per shtat Republika Parlamentare per shkak te tradites se kuvendeve, tre vjet me vone duartrokiten formimin artificial dhe te rreme te monarkise. Kjo kategori deputetesh pa moral votuan ne 5 prill 1939 per t'i dhene te gjitha kompetencat e nevojshme Lartmadherise se tij Zogolli si " Mbret i shkelqyer i shqiptareve " dhe vetem 7 dite me vone, ne 12 prill 1939 votuan per ta shfronesuar Zogun, kete " cub te Matit " si te padenje dhe per t'ia derguar kuroren mbreterore Viktor Emanuelit te Italise ( pushtuesit te Shqiperise ). T'iu shesesh tani ne vitin 2025 shqiptareve si mbret te birin e Ahmet Zogut dhe si mbretereshe gruan e tij avdalle, do te thote te tallesh pameshirshem me popullin tend, qofte kur je Bebja apo matrahul i plakur.