Nga 9 deri më 12 qershor do të zhvillohet Java Kulturore Izraelite me një seri eventesh unike të përgatitura për publikun artdashës duke i ofruar atij një shije të pasurisë së kulturës e artit izraelit.
Java e dytë e qershorit do të jetë e mbushur me teatër, muzikë rock energjike, balet modern dhe shumë emocione, të cilat do të pasqyrojnë trashëgiminë e pasur dhe kreativitetin e një kombi që përfaqëson diversitetin dhe inovacionin.
Kjo festë arti dhe tradite do të ngjitet në skenat e Tiranës dhe do të sjellë frymëzimin e kulturës izraelite pranë publikut shqiptar.
Aktiviteteve të Javës Kulturore Izraelite u parapriu ekspozita “Nga Bohemizmi te përjetësia”, një nga ekspozitat më të jashtëzakonshme në Tiranë, e cila erdhi në COD falë bashkëpunimit me Ambasadën e Izraelit. Kjo ekspozitë me vepra të Modigliani, Matisse, Degas, Lempicka dhe van Dongen, u shijua nga 3 mijë vizitorë.
VK