Durrës, markohet shtegu “Falëza e Kishës-Kalaja e Kepit të Rodonit”

5 Qershor 2025, 12:32Kulturë TEMA
Durrës, markohet shtegu “Falëza e Kishës-Kalaja e Kepit

Një ndër shtigjet më të bukura të shënuar së fundi nga Administrata e Zonave të Mbrojtura Durrës është “Falëza e Kishës – Kalaja e Kepit të Rodonit”.

Ky shteg i lehtë dhe i këndshëm ka një gjatësi prej 1.94 km vajtje-ardhje dhe lehtësisht i përshkueshëm për të gjitha moshat.

Shtegu ofron pamje mahnitëse mbi detin, falezën dhe historinë, duke përfunduar te Kalaja e Kepit të Rodonit, një monument me vlera të veçanta kulturore dhe historike.

Kalaja e Kepit të Rodonit vijon të tërheqë turistë vendas e të huaj. Ajo është e ndërtuar në shek. XV dhe sipas dëshmive më të hershme kalaja ka pasur planimetri katrore me katër kulla.

Në ditët e sotme nga fortesa ruhet vetëm kulla qendrore me lartësi 10 metra dhe një pjesë e vogël e mureve. Si rezultat i veprimtarive erozive të ujërave të detit, një pjesë e mureve janë zhytur nën ujërat e detit Adriatik.

Vizitorët mund të shikojnë muret e jashtme të anës së djathtë, të cilat përfundojnë me një kullë të rrumbullakët. Pranë kalasë ndodhen edhe rrënojat e Kishës së Shën Pjetrit, të cilat konsiderohen nga banorët si vend i shenjtë.

/rtvora/

2 Komente

  1. a
    astrit

    Ne vitet 1976-1986 mund te shkoje te kalaje e Kepit te Rodonit nga bregu i detit Veri. Eruzioni ka bere te veten e sot nuk kalohet nga bregu i detit. Rruga qe sot perdoret ka nevoje te behet e sigurte me parmak mbajtese dhe te shtrohet me gure se ne dimer kur ka reshje kalimi neper kete shteg eshte i rrezikshem.

    Përgjigjjuni
    1. U
      Un posto Romantico e Straordinario vs al Mare

      Asaj Kalaje Historike ne ate pozicion Spektakolare kaq intim futur ne Kaltersine e Detit,duhej t'i jepej nji Arkitekture "Mistike" brenda saj edhe pak dribel fines shkrimesh ,Historish ( Si benBota me terheq ne vendet qefllinjt e sekrettit te tilla saltime inteligjente veshur vendit nji "Sharm Misterioze" sajuar dhe nji Restorant Veror jo Moderrn ,dhe do kishim vertet nji Boom Vizitoresh pa mbarim. Imagjinoni ato Net vere ndricuar nga yjet si shijon gota e veres e birres apo Prosekos aty lart ne buzet e Jetes .. Ku e ke Gonxhen zKM ala tu numeru votat e ke qafirin grk

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje