Plani i menaxhimit të Spaçit/ Qiraxhi: E pakuptimtë se cilat janë letrat mbi të cilat objektet janë restauruar

5 Qershor 2025, 09:42Kulturë TEMA
Plani i menaxhimit të Spaçit/ Qiraxhi: E pakuptimtë se cilat

Aktivisti nga ‘Qëndresa Qytetare’, Migen Qiraxhi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se është e pakuptimtë se cilat janë letrat mbi të cilat objektet janë restauruar.

Qiraxhi: Nga çfarë ne kemi kuptuar dhe nga çfarë ne lexojmë edhe le të themi edhe me profesionalizëm planet teknike, është e pakuptimtë se cilat janë letrat mbi të cilat këto objekte janë restauruar dhe janë vendosur.

Tjetër gjë ka qenë ajo çka është le të themi konsultuar për të mos thënë që pjesa më e madhe e atyre të cilët po konsultoheshin ndanin mendime krejt të kundërta me konsultimet.

Ajo që më shqetëson mua si qytetar sot është se 17650 të burgosur ka prodhuar diktatura në 45 vite, midis këtyre në Shqipëri janë pothuajse 6027 qytetarë të cilët janë ekzekutuar si armiq të shtetit.

Nga këta 6 mijë më shumë se 1 mijë kanë humbur jetën në burgje.

/rtvora/

1 Komente

  1. L
    Liqeni

    Se kupton! Interesohu dpd personalisht ne organet kompetente! Dhe keshtu merr informacionin e duhur per studim e veprim.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje