Nga data 5 deri më 10 qershor, në Shëngjin, Lezhë, do të zhvillohet festivali muzikor UNUM, një prej ngjarjeve më të pritura verore në bregdetin shqiptar.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga përgatitjet intensive për këtë aktivitet, duke e cilësuar festivalin si një “pikëtakim të përvitshëm për mijëra turistë dhe artdashës nga e gjithë Europa”.
“5 ditë e netë fantastike të festivalit muzikor që është pikëtakimi i përvitshëm për mijëra turistë e artdashës nga gjithë Europa me skenografi rërën, pishat dhe detin, por edhe një pasaportë prezantuese e aktiviteteve verore në bregdetin shqiptar”, u shpreh Rama.
Festivali UNUM për të gjashtin vit radhazi pritet të sjellë një atmosferë unike dhe të nxisë turizmin në zonën e Shëngjinit gjatë sezonit veror.
Mbi 90 artistë është parashikuar të performojnë gjatë këtyre 5 ditëve./ KultPlus/
Sa shume qe punon shoku Edvin !! Funerale, pod-casts, rrobaqepsi, poçeri balte, ndjek live ndeshje futbolli e basketbolli, donator I pasurive kombetare, prestixhator votimesh, korruptues I FBI, kukull e Sorrosit, ...e deri tek festivalist sefundmi. Dhe i ben vete -tek pulle dhe me shpenzimet e tij( kursime te Netes) Vetem ar-qi-tekt su be dot. Nuk I hyn ne koke ku ndryshon katrori nga trekendeshi barabrinjes dhe cpune ka kendi I drejte ne ministrine e drejtesise...