Festa e Shën Joan Vladimirit/ Ceremonia në kishën e Shijonit në Elbasan, ku u varros 1 mijë vite më parë shenjtori

4 Qershor 2025, 20:43Kulturë TEMA
Festa e Shën Joan Vladimirit/ Ceremonia në kishën e Shijonit

Është kremtuar në Kishën e Shijonit në Elbasan Dita e Shën Joan Vladimirit, i cilësuar si dëshmori i Paqes dhe i Orthodhoksisë në Shqipëri.

Festa e Shën Joan Vladimirit është cilësuar ndryshe si dita që bashkon kombet pasi pelegrinazhit i bashkohen besimtarë nga Serbia, Mali i Zi, Maqedoania, Italia etj.

Padre Arsenio: “Është hera e parë që marr pjesë në Festën e Shën Joan Vladimirit. Unë jam nga arbëresh ortodoks nga kalabria dhe jam shumë i afeksionuar me Shqipërinë. Kjo festë është e rëndësishme se bashkon shumë etni shumë popuj ortodoksë dhe kjo është pikërisht ajo që bëjnë shenjtët bashkojnë në momente të vështira”.

Padre Giovani Capparelli: “Është hera e parë që vij në këtë festë dhe hera e parë në Shqipëri. Mora pjesë në liturgjinë me kryepeshkopin dhe km mbetur i mahnitur nga Shqipëria. Këtu në Shqipëri gjetëm vëllezërit e gjakut tonë dhe u bashkuam”.

Shërbesat e Shenjta u kryesuan nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit edhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Imzot Joani në bashkëmeshim me Mitropolitim e Elbasanit Hirësi Andonin.

Shën Joan Vladimiri, princ nga Krajat pranë Shkodrës, është një nga figurat më të nderuara të Orthodhoksisë në Shqipëri i cili kontribuoi në përhapjen e krishterimit dhe ndërtoi disa kisha, ndër to edhe atë në Shijon të Elbasanit.

Trupi i tij u varros në kishën që ai vetë e ndërtoi, më 22 maj 1015 (dhe në 4 qershor sipas kalendarit të vjetër) Shën Joan Vladimiri nderohet si dëshmor i paqes, faljes dhe i besës së krishterë, duke u bërë një figurë e dashur për gjithë shqiptarët.

Top Channel

2 Komente

  1. B
    Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

    Baba Rrahimondi me tanga: qafirat e mi sunite or shiite,kjo feste/gjullurdi nuk eshte jona,kjo eshte per kaurret....ne kemi baba Aliun me hanxhar,heroin tone.... gezuar Novruzin!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Per korrektese

      Kjo festë vertet nuk është e jona. Ashtu si Shen Kozmai nei ofshe nuk ishte veçse nje grek i ndyrë, edhe ky Joan Vlsdimiri nuk ishte veçse nje serb qe nuk.ka lidhje me ne shqipetarët.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje