Zhani Ziçishti nuk njeh moshë.

4 Qershor 2025, 17:18Kulturë TEMA
Zhani Ziçishti nuk njeh moshë.

nga Kastriot Kotoni

Ka ditëlindjen aktori Zhani Ziçishti edhe kjo ngjarje në jetën e tij 85 vjeçare do të kalojë me urime e ceremoni anekënd Shqipërisë, sepse e tillë ka qenë jeta e këtij aktori. Ai është aktor i rrafshit psikologjik në kinemanotogrifinë shqiptare. Po ta analizosh figurën e tij artistike dhe kur e rishikon rishtaz të gjith aktivitetin e tij, sheh një dimension të gjerë të personalitetit të tij artistik. Ai ka karizmën e tij aktoreske me stof, nuk i ka rolet me vibracion aventuresk, për të eksperimentuar. Gjen një korelacion gjeniuin mes portretit fizik dhe atij psikologjik të tij.

Regjizorët mbase kanë dashur tek ai një Zhan tjetër, por ai ka ditur të zgjedh vetë rolet e tija, gjë që për shumë aktor të nivelit botëror është fenomen i rrallë sa intuitiv, por mbi të gjitha tregon integritet dhe padyshim individualitet e personalitet artistik në ruajtjen e figurës së tij artistike. Zhani Ziçishti ka luajtur jo pak filma në kinematografinë shqiptare, 16 të tillë. Filmi i parë "Lum Drite" në rolin e mësues Agronit. Ai i ardhur nga teatri i Korçës, i cili ka pasur në gjitrin e tij aktorë tepër të famshëm natyrisht ishte me fat që kur mbaroi Akademinë e Arteve në Tiranë, u caktua në teatrin e vendlindjes së tij.Rolet e Zhanit Ziçishtit nuk kërcasin, as me xheste dhe as me ulërima stigmatizuese me shamblonizma heroik e dramatik.

Integrimi i figurës me portretin fin dhe inteligjent, i kanë dhënë personazheve të tij memorje të gjatë në mendjen e spektatorit. Rolet pozitive të luajtur nga ai janë në minorancë me rolet negative. Duket ai me nuhatje ka kuptuar, se të duash të vështirën në art është sakrificë e cila kërkon aq shumë punë sa nesër "vlera e urrejtjes së spektatorit është njësia matëse e arritjes".

Me rolet negative puna artistike i jep dorë aktorit të futet nën lëkurën e personazheve negativë në mënyrë që dramaciteti i veprës të shfaq emocione të larta në përballjen e së mirës me të keqen, ndaj role të tilla duan jo vetëm talent e krijim artisik, por duhen përputhur mirë nga ana emocionale për të përcjellur mesazhe në të gjithë veprën në këtë rast (në kinematografi).

Zhani Ziçishti në çdo rol të tijin ka futur diçka të re, të ndryshme nga roli në rol dhe ndihet modern. Ky tik i tij është edhe ndjekja ose nuhatja e regjizorëve të cilët e kanë ftuar në krijimtarinë e filmit të tyre. Rolet e Zhanit kanë hapësir dhe janë me "lëng jete". Krahas intelektualit sheh dhe nihilistin, pas syzeve të kuestorëve kupton njeriun e punëve policeske. Greminë rolesh me agjentë e spiunazh ka luajtur Zhani Ziçishti dhe ia ka dalë.

Natyrisht pak kush e di se Zhani ka mbaruar krahas shkollës për aktor edhe fakultetin e Inxhinierisë Elektrike edhe tek kjo ngjizje, duhet kërkuar istrumenti që vë në lëvizje gjithë hapësirën dinamike të jetës së tij. Ai e mban gjallë afeksionin krijues duke punuar akoma në riparimin e pjesëve elektrike dhe elektronike të makinave. Zhani aktori që pret të mbarojë montazhin e një filmi të ri me RTSH -në, është një prodhim i shkollës shqiptare të artit shqiptar, po aq sa edhe atij korçar dhe në bisedat për kinemanë dhe teatrin në Shqipëri ai të flet me respekt për të gjithë profesorët e regjizorët e kolegët tij.

Me shumë nostalgji, sepse e vlerëson shumë punën e atij brezi që kontriboi në emancipimin e shoqërisë shqiptare. Kadri Roshin me shokë Kujtim Spahivoglin, Piro Manin, Viktor Gjikën, Piro Milkanin, Pandi Rraidhin, Çiftin Orgocka, çiftin Riza, Reshat Arbanën, Sandër Prosin, Bujar Lakon. Regjizorin Sajmir Kumbaron dhe brezin e tij.

Ai është me origjinë greke, siç edhe kurrë nuk e ka mohuar, por ndihet shqiptar edhe pse një barrë e rëndë e pllakosi në vitet e diktaturës. Ziçishtët e pësuan rëndë pas vitit 1981 e shumë pasoja pati edhe Zhani, por ato plagë ai nuk do që të hapen. Rinia e përjetshme në sytë e tij shikon nga e ardhmja. Zhani çdo mëngjes e gjen tek oborri i shtëpisë duke riparuar makinat e vjetra ose "Retro", të cilat i ka hobi. Një zile telefoni nga ndonjë mik për të shikuar ndonjë shfaqje në teatrin e Korçës është rituali i tij dhe padyshim është në toplist të regjizorëve për të zgjedhur ndonjë rol në filmin e ardhëm.

Lini një Përgjigje