Java Kulturore Kineze, koncerti “Meloditë e Rrugës së Mëndafshit” për publikun elbasanas

25 Shtator 2025, 15:37Kulturë TEMA
Java Kulturore Kineze, koncerti “Meloditë e Rrugës së

Elbasani mirëpriti një mbrëmje të veçantë artistike në kuadër të Javës Kulturore Kineze, një aktivitet organizuar nga Ambasada Kineze dhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Skena e teatrit “Skampa” u gjallërua nga koncerti “Melodies Along the Silk Road”, i cili solli për publikun elbasanas një përzgjedhje të veprave vokale dhe instrumentale të muzikës tradicionale kineze, shkruan atsh.

Koncerti u interpretua nga artistë kinezë, të cilët kanë ardhur enkas për këtë aktivitet kulturor, duke ofruar një udhëtim muzikor përgjatë “Rrugës së Mëndafshit”.

Publiku shijoi ndërthurjen e tingujve magjikë dhe traditës mijëravjeçare të kulturës kineze, në një përvojë artistike unike. Shumë artëdashës si dhe qytetarët u bënë pjesë e kësaj mbrëmjeje të paharrueshme kulturore. 

Lini një Përgjigje