Nga filmat e ditës së 3-të të Tirana International Film Festival, interesantë ishin dhe dy dokumentarët që garojnë në kategorinë Reflecting Albania.
Filmat dokumentarë u shfaqën në Qendrën e Artit Agimi: “Anulloje Ligjin” nga Fabrizio Bellomo dhe “Albgreko” nga Ilir Tsouko.
“Albgreko” u shfaq përsëri sot edhe në sallën Forum, të Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD).
“Albgreko” është një dokumentar prej 27 minutash i cili trajton temën e fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, të lindur dhe rritur në Greqi. Ata ndajnë historitë e një trashëgimie të përbashkët shqiptare dhe greke, duke e bërë identitetin e tyre një busull për një të ardhme më të ndritur.
Vetë regjisori Ilir Tsouko është i lindur në Shqipëri, i rritur në Athinë dhe tani me bazë në Berlin dhe Tiranë. Ai është duke punuar në projekte afatgjata që rrotullohen rreth perceptimit dhe krijimit të identitetit me format e tij gjithnjë në ndryshim, shkruan atsh.
Puna e Tsouko është botuar në The New York Times, The Guardian, DIE ZEIT MAGAZIN, The Washington Post, ARTE, ZDF, Der Spiegel, Vogue dhe Polaroid, ndër të tjera. Fotografia e tij ka marrë çmime dhe është ekspozuar në Helsinki Photo Festival, 9. f/stop – Festival für Fotografie, Humble Arts Foundation New York City dhe Space 52 Athens. Ai fitoi IJ4EU- Gazetari Investigative për Evropën në vitin 2021. “Albgreko” është dokumentari i tij i parë si regjisor i vetëm.
Ndërkohë në ditën e katërt të festivalit, TIFF-i vijoi me 2 seksione filmash për fëmijë në Kino Piramida, të ndjekura nga filmat për adoleshentë, të Panorama TEENs.
Në mbrëmje pritet një tjetër vepër e regjisorit të mirënjohur islandez, Runar Runarsson, në kategorinë Focus. Filmi “Echo” do të shfaqet në Qendrën e Artit Agimit në orën 18:30.
ca te ka pickuar more „Tsouko“?
Shkruajeni “Çuko” se eshte shqiptar o stalliere kuajsh!