Yjet, spektakël mbi Parkun Arkeologjik të Apolonisë

25 Shtator 2025, 09:30Kulturë TEMA
Yjet, spektakël mbi Parkun Arkeologjik të Apolonisë

 Parku Arkeologjik i Apolonisë, një destinacion i njohur i turizmit kulturor, ofron një pamje spektakolare edhe gjatë natës.

Ky park, që i mundëson vizitorëve një udhëtim në historinë e lashtë, gjatë natës shndërrohet në një “shfaqje yjesh”, të cilat shkëlqejnë mbi dëshmitë e qytetërimit historik të këtij vendi. Një mundësi më shumë për vizitorët që duan ta vizitojnë edhe në mbrëmje.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Parku Arkeologjik i Apolonisë, ku mbi zonën e teatrit antik duket sikur yjet ofrojnë një spektakël të ri.

Parku Arkeologjik Kombëtar i Apolonisë vijon të tërheqë vizitorë të pasionuar pas historisë. Gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, ky park ka shënuar një rekord historik të turistëve vendas dhe të huaj, duke u bërë një prej destinacioneve më të vizituara.

Sipas statistikave, mbi 34 mijë turistë vizituan Parkun e Apolonisë vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë, 30% më shumë se në vitin 2022.

Parku Arkeologjik i Apolonisë mbetet tërheqës jo vetëm për arkeologjinë dhe antikitetin, por edhe për peizazhin natyror. Turistët që vizitojnë parkun do të gjejnë gjithashtu një infrastrukturë rrugore të përmirësuar, shkruan atsh.

Me një gjatësi prej 18 km, kjo rrugë lidh zonën urbane të qytetit të Fierit me plazhin e Semanit dhe Darëzezës, duke i dhënë një impuls të rëndësishëm zhvillimit të turizmit bregdetar. Rruga e re drejt Parkut Arkeologjik të Apolonisë afron vizitorët edhe me Kishën e Shën Mërisë, pjesë e Manastirit.

Lini një Përgjigje