Me synim promovimin e vlerave dhe traditës së qytetarisë korçare është çelur për artdashësit ekspozita me temë “Telat e dashurisë”, ku publiku ka pasur mundësinë të shohë kitarat dhe mandolinat sipas viteve.
Kjo ekspozitë e kujtimeve nostalgjike është hapur në dyqanin e “Pllaton Bubuqit” në Pazarin e Vjetër, ku janë ekspozuar kitarat e vjetra të Ilia Vinjaut, Gjergji Peleshit, Furxhinjve, Suljotëve, Vangjush Tushit, Naum Tërovës e shumë të tjerëve, të cilët e ngritën serenatën e qoshkave në art.
“Kjo ekspozitë që çelet sot mban kitarat dhe mandolina e familjeve të cilat e kanë kënduar serenatën dhe e kanë përcjellë atë brez pas brezi. Këtu flas jo vetëm për ata që kanë qenë profesionistë të muzikës, por dihet në Korçë, edhe ai që punonte mësues, ose kishte një profesion tjetër, ishte e pamundur të mos këndonte dhe të mos kishte një kitarë në shtëpi. Kemi filluar nga këta që janë muzat e brezit që vijnë,” tha Blerta Belliu, drejtore e Qendrës së Artit e Kulturës.
Kjo mbrëmje, e cila nisi me ekspozitën e kujtimeve nostalgjike, ka sjellë emocione të forta dhe rrëfime të trashëgimisë sonë kulturore. -- RTSH--
E paskeni shkruar korçarçe mbishkrimin. Rasa kallezore: “ne filmin”, jo “ne filmi”.