VIDEO/ “Në garë për të pasur atë që ka tjetri” – Arlinda Dudaj: Manualet e suksesit po zëvendësojnë nevojat tona reale

24 Shtator 2025, 19:13Kulturë TEMA
VIDEO/ “Në garë për të pasur atë që ka

Në episodin e fundit të Apostrof Podcast, botuesja Arlinda Dudaj u ndal tek fenomeni i librave më të shitur në Shqipëri. Sipas saj, shitjet dominohen nga titujt e tipit “Si të bëhesh i pasur”, “Si të jesh i famshëm”, “Si të bëhesh CEO”, që shiten më shumë se çdo gjini tjetër.

“Librat që shiten më shumë janë librat ‘Si të…’. Dhe kjo tregon shumë për shoqërinë tonë – jemi futur në një garë krejtësisht të pabazuar tek ajo që ndjejmë vërtet, tek nevojat tona reale si qenie njerëzore,” tha Dudaj.

Ajo shtoi se ky trend reflekton një diskomfort të thellë, një ndjenjë parehatie që i shtyn njerëzit të kërkojnë gjithmonë atë që ka tjetri. Ndërsa vetë theksoi: “Unë nuk do të doja të isha CEO i një kompanie të madhe, por të bëj mirë punën që kam. Në këtë kuptim, secili është CEO i jetës vet.”

Sipas Dudajt, ky obsesion me manualet e suksesit është tregues i një kulture që e sheh lumturinë si standard të imponuar, jo si rrugë personale.

Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast:

Libri si trend, 'inflacioni' i shkrimtarëve dhe sfidat e leximit sot