Johan George Han, babai i Albanologjisë

2 Prill 2022, 18:36Kulturë TEMA

Johan George Han, babai i Albanologjisë

Eksplorimet e shumta gjeografike të bëra në fillim të Kohës së Re zgjuan interesin e gjuhëve. Kolonializimet në Azi mundësuan studimin e gjuhës e së vjetër indiane, çoi në studimin e gjuhës sankrite nga vëllezrit Shlegel në universitetet evropiane. Lindën metoda të reja  të studimit të gjuhësisë , si metoda historike – krahasuese e cila u bë bazë e studimit të gjuhësisë në fillim të shekullit të 19-të. Kalimi nga faza parashkencore  e Albanologjisë me autorë si Lajbnici, Tumani, dhe Fallmerajerit, Ksilanderi, Boesë, si udhëtarë dhe diplomat etje, studimi i gjuhës shqipe ishte në disiplina të ndara e të veçanta. Faza shkencore fillon me F Bopin i cili përcaktojë gjuhën shqipe si gjuhë indoevropiane dhe Johan Georg Von Hani i cili ishte guri i themelit të Albanologjisë me studimn e tij veprën “Albanische Studien(Studime shqiptare) , botuar në Vjenë 1854 me tre vëllime. Po ashtu vepra e dytë “Reise durch die Drin und Vardar” (Udhëtime nëpër viset e Drinit e të Vardarit) botuar në vitin 1867 . Vëllimi tjetër “Griechische und albanesische Marnchen(Lajpcig 1864) “Përallat greke shqiptare” në dy vëllime. Në “Studimet shqiptare ai ka edhe studimin për një fjalor me 6000 fjalë punoi për shqipen me Kristoforidhin. Çështja e hershmërisë së ngulimeve shqiptare kishte ngjallur interes në shkencëtarë të ndryshëm. Kjo çështje qysh nga fillimi i ndau albanologët në dy kampe: kampi i parë i autoktonisë dhe kampi tjetër i atyre që mbështetnin tezën e joautoktonisë. Ky debat mendimesh pasqyrohet në historinë e studimeve austro-hungareze për Shqipërinë. Eksplorimet e tyre ishin në një terren krejt të panjohur dhe me një klimë e terren tejet të vështirë.

Atyre iu desh të përballeshin me probleme nga më të ndryshmet: zona pa rrugë, higjenë të ulët, apo që mungonte, malaria të shoqëronte kudo, probleme me gjuhën, mosbesimi i popullsisë vendase dhe pasiguri nga ana ligjore në malësinë shqiptare. Shpesh studiuesit linin amanetet e fundit përpara fillimit të ekspeditës. E megjithë këto vështirësi këta studiues patën arritje të shkëlqyera në albanologji. Me të drejtë Johann Georg fon Hani mund të quhet “babai i albanologjisë” në veprën e tij vetëm me arkiologji nuk është marur, por ai ia kushtoi jetën e tij gjuhës shqipe, etnografisë, gjeografisë, historisë së saj prej nga ku në fillim të viteve 1900 autorë të tjerë kishin për bazë studimet e Hanit. Ishte edhe fatmbarësi sepse atyre studiuesve u erdhi në ndihmë lulëzimi i shkencave në universitete me mbështetjen e Akademisë Perandorake të Shkencave të Austrisë. Fotografitë e Joszef Sekelit i cili u bë pjesë e ekspeditës së Hanit, janë sa të ralla për rajonin e Ballkanit, po aq të kuruara me mjeshtri profesionale. Për një fotografi harxhohej dy orë, dhe ti transportoje nëpër varka mjetet e fotografimit ishin vështirësia më e jashtëzakonshme. Jozef Sekeli ose “Josef Szekely”, fitoi çmim me medalje bronxi në një panair të organizuar në Paris në vitin 1867, mendohet se ka pasur edhe fotografi nga Shqipëria. Po ashtu në vitin 1878 përsëri në Paris merr medaljen e argjendtë. Në këtë ekspeditë bënin pjesë dhe doktori i familjes së beut të Vlorës i shquari Auerbah, si dhe prifti franceskan Engjëll Bardhi. Ndikimi i autorëve shqiptarë në studimin e Hanit është një nga veçoritë e studimit të tij . Nga shumë autorë të shkrimeve të vjetra në gjuhën shqipe ka një sërë emrash që nga Nikola Keta i cili konsiderohet si parardhës i personaliteteve të kulturës shqiptare si Krispi e Bidera të cilët ishin nxënësit e tij.

Krispi kishte mbetur në tezat e gjuhësisë së vjetër, sa të kërkonte me skrupulozitet marrëdhëniet e gjuhës shqipe me (gjuhën e parë ) hebraishten. Nikolo Keta  me librin e tij i ndarë në tre vëllime “Thesarit të shënimeve” ka kryer një studim për lashtësinë shqiptare në përgjithësi dhe pati një ndikim me tezat e tija në shkencën tonë albanologjike të Rilindjes. Kjo duhet parë nga rrugëtimi që kanë marrë që nga Krispi, De Rada, Dorsa, Hani, Kamardës dhe të tjerë bashkëkohës të tyre, apo që i pasojnë ata. Engjëll Mashi e shfaq Shqipërinë sa të lashtë po aq të panjohur është tjetër pasardhës i Ketës me veprën e tij botuar në Napoli në vitin 1807, “Fjalë mbi origjinën, doket dhe gjendjen e tanishme të kombit shqiptar”. (Discorso sull, origine,costume e stato atuuale della nazione Albanese), vepër që pati jehonë, sepse u përkthye e u botua pas dy vjetësh frengjisht, në “Analet e udhëtimit” të gjeografit Maltë- Bryn, dhe njohu edhe një botim të dytë italisht në mes të shekullit. Interesi i kësaj vepre, ishte se Mashi mbrojti tezën e autoktonisë së shqiptarëve- gjë që e afron me Ketën, të cilit nuk ka informacion se ia njihte veprën, por njihte Lajbnicin dhe Tunmanin që e kishin mbrojtur këtë tezë në vitin 1774. Jeronim De Rada ka pasur një korrespondencë të rregullt me Gustav Majerin që njihen edhe si “Katër Letrat e Jeronim De Radës drejtuar Gustav Majerit” këto letra ruhen në Universitetin e Gracit në Austri. Në njërën nga këto letra tërhiqet vëmendja e Majerit për alfabetin e gjuhës shqipe, shtrohet problemi i shumë mënyrave të shkruarjes së gjuhës shqipe. Gjurmët e gjuhës sonë shkruan De Rada – gjenden në lashtësi parahistorike me sa di unë, para dukjes në histori të ilirëve: ato gjurmë të hetuara nga unë më 1840 dhe të vëna në dukje më vonë nga Hani, vlejtën për shumë vetë që të na identifikojnë me pellazgët(plak pleq).

Dihet se kjo tezë u bë tezë e rilindësve tanë, e Pashko Vasës, e Sami Frashërit e të tjerëve të cilët nëpërmjet lashtësisë së madhe të popullit shqiptar, kërkuan të afirmojnë me forcë të drejtat e tye kombëtare. Në librin monografik kushtuar Hanit me autor Gerard Grimm i cili pas një pune tre vjeçare na dha një monografi të plotë për jetën dhe veprën e Hanit, një botim prej 385 faqesh që qarkulloi më 1966 në Wiesbaden të Gjermanisë. Vepra ka shtatë kapituj. Autori përshkruan përpjekjet shkencore të Hanit. Johan Georg fon Hani kishte lindur më 1 korrik të vitit 1811 në Frankfurt am Main. Studioj për drejtësi në universitetitn e Gisenit. Nga viti 1834-1843 punoi ministrinë e drejtësisë së Mbretërisë së re Greke . Në vitin 1847 ishte konsull prusian në Athinë dhe më pas u emërua zëvendëskonsull austriak në Janinë, ku ra në kontakt me shqiptarët. Gerardi ka analizuar shkrimet e Hanit për gjuhën shqipe, lidhur me alfabetin, historinë, etnografinë e folklorin, duke vënë në dukje kontributin e tij në këtë fushë. Sipas Gerardit opinoni për Hanin si një studiues i talentuar dhe tepër pasionant ishte arsyeja që e tërhoqi për të shkruajtur këtë monografi. Por shton autori për Hanin, se ai u mor edhe me studimin e fjalorëve që kishin dalë deri në atë kohë në gjuhën shqipe, për të dhënë gjykime e vlerësime e tija. Në udhëtimin nga Janina në Shkodër, ai nuk ndoqi rrugën e një turisti të thjeshtë, përkundrazi u përpoq të njohë sa më mirë historinë e këtij vendi, duke u futur në mjaft shtëpi dhe skuta të vendeve që vizitoi, prandaj edhe vepra paraqet interesa në disa fusha të dijes. Si një vëzhgues shumë skrupuloz Hani ndoqi rrjedhën e ngulimeve të popullsië çame dhe pohonte se në Greqi banonin rreth 173000 shqiptarë, shumica fliste gjuhën  shqipe, po ashtu edhe në Prizren kishte rreth 46000 banorë, nga të cilët 36000 ishin të fesë muslimane dhe 8000 bulgarë dhe vlleh, më pak kishte 2000 të fesë  katalolike edhe të gjith flisnin shqip. G. Hanin ndaj e tërhoqi edhe gjuha e vendit të shqiptarëve, këtij populli të lashtë në Ballkan dhe për këtë ka ngritur edhe çështje të diskutueshme dhe problemore.

Në fushën e shkrimit të shqipes tek Hani vëmë re dy linja: Puna që kreu për të zbuluar gjurmë të shkrimit të vjetër shqip: Përpjekjet që bëri për të zbatuar një variant të alfabetit të shqipes, mbështetur në atë grek. Sensasioni që dha konsulli austriak në Janinë J. G.Han për filologët e Evropës juglindore që interesoheshin për kulturën pellazgjike ishte i jashtëzakonshëm. Euntuziazmi që përfshiu atë për zbulimin e një alfabeti të vjetër në vilajetet shqiptare të Perandorisë Osmane, mbasi mendoi se kishte rënë në gjurmët e gjuhës së lashtë pellasgjike, ide që solli diskutime për prejardhjen e këtij alfabeti ishte i papërmbajtshëm.  Tezat dhe kundërtezat për çështjen pellazgjike vazhduan edhe në shekullin tone, derisa ju dha fund enigmës së Hanit, duke përcaktuar se hartuesi i këtij alfabeti ishte Teodor Haxhifilipi, i njohur ndryshe si Dhaskal Todri. Është filologu shqiptar Gjergj Pekmezi i dërguar nga Akademia e Vjenës në Elbasan për studime dialektologjike dhe në veçanti, për studimin e shkrimeve të vjetra, i cili ra në gjurmët e tyre. Alfabeti që zbuloi Hani, kishte pasur jehonë në Elbasan dhe në Berat, po përsëri sipas Hanit, ky ishte sjell nga Voskopoja, nëse është i saktë ky pohim siç e trajtoi Hani. Eqerem Vlora botoi në Stamboll të përkthyer nga “Studime shqiptare” që bënte fjalë për shkrimin e vjetër pellazgjik, e konsideroi mirësinë që na bëri Hani, shpëtimin e abc-së së vjetër pellazge. Një fakt tjetër interesant për udhëtimin e Hanit nga Janina në Shkodër, ishte edhe qëndrimi në Gjirokastër në shtëpinë e Vaso(Veso) beut . Ai edhe këtu gjeti diçka të veçantë. Gjirokastriti në shkrimet e tij nuk përdorte asnjë nga sistemet e shkrimit që mund të përdoreshin në Gjirokastër, por, sipas Hanit përdorte një alfabet që ishte “sekret”. Një shpikje e njohur në Shqipëri e cila përdorej për të komunikuar mes njerëzve të familjes. 

Ai arriti të grumbullojë ca gërma dhe ti botojë në faksimile të veçantë në “Studimet shqiptare”. Janë njëzet shkronja dhe pasqyrojnë 22 fonema shqipe. Alfabeti që përdori J.G. Hani për gjuhën shqipe përdori gërma greke, duke kombinuar e duke formuar dyshkronjësha. Hani eci në gjurmët e Vangjel Meksit e u mbështet në alfabetin që kishte përdorur  laboviti në përkthimin e “Dhiatës së re”në vitin 1827, mbasi autori e kishte njohur. Alfabeti i diplomatit austriak është mjaft homogjen përsa i përket mbështetjes në alfabetin grek,por është mjaft heterogjen për parimet që zbaton. Por Hani nuk ndoqi vetëm sistemin dyshkronjëshave në alfabetin e tij ,por përdori edhe shenja diakritike. Megjithatë ky sistem shkrimor pati ndikim tek K. Kristoforidhi me të cilin pati lidhje të ngushta. Por edhe Kristoforidhi me autoritetin e tij shkencor megjithë respektin që kishte për Hanin , gjeti vend në fjalorin e tij për gjashtë ndryshime. Në treshen Meksi, Han dhe Kristoforidhi secili mundohet të jetë sa më original, duke bërë plotësime dhe ndreqje sipas bindjeve të veta. Ndikime pati Hani edhe tek Dhimitër Kamarda. Arbëreshi në dy veprat që botoi  më 1864 dhe 1866 zbatoi alfabetin e Hanit, por edhe ai ndryshoi disa gërma. Vepra e J.G. Hanit pati vlerë për kohën kur u shkrua dhe qe me një rëndësi të veçantë, mbasi afirmonte gjuhën, historinë e popullit tonë në këtë cep të Evropës Juglindore 

Përgatiti: Kastriot Kotoni

4 Komente

  1. E
    Emri

    Emri i tij shkruhet: Johann Georg von Hahn. Nje grime respekt per atin e albanologjise.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Ngrihu Konstantin nga varri, ngrihu…

      Mirë ky qenka BABAI, po NËNA kush është ?

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arzt

        Si ka mundesi t'i kushtosh nje shkrim, babai te Albanologjise, e ta shkruash me nje shqipe te çale?!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arzt

          Si ka mundesi t'i kushtosh nje shkrim, babai te Albanologjise, e ta shkruash me nje shqipe te çale?!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje