Nga letërkëmbimi Zigmund Frojd-Stefan Cvajg (përktheu Rexhep Hida)
Tani që më në fund ndihem pak më i lirë, gjej rastin t’ju përcjell falenderimet e mia më të thella për librin tuaj të mrekullueshëm *1, që gjeta në tryezën time të punës që kam përlarë me një frymë që prej dy javësh; këtë libër e kam lexuar me një kënaqësi të veçantë, përndryshe, nuk do të kisha ndier nevojën t’ju shkruaja për këtë gjë. Intuita e përsosur e shkrirë me një mjeshtëri e me forcë të rrallë shprehëse, të japin një kënaqësi të jashtëzakonshme.
Nëse më lejohet ta vlerësoj punën tuaj me një peshore tepër të rreptë, do të thosha se figurat e Balzaque-ut e të Dickens-it i keni arritur plotësisht. Por për këtë nuk duhet të mburreni dhe aq, se ata janë tipa të thjeshtë, katrorë. Ndërsa, përkundrazi, me Rusin *2 puna nuk është e ngatërruar dhe me të nuk kalohet edhe aq lehtë. Kështu, te ai vërehen mangësi dhe enigmat nuk janë zgjidhur plotësisht. Më lejoni t’ju ofroj disa materiale lidhur me të, natyrisht, ashtu siç nuk mund t’i kem përfytyruar unë si amator.
Besoj që psikopatologjia që ka sunduar te Dostojevski , mund të ndihmojë për të ndriçuar mjaft aspekte te ai *3.
Mendoj se keni bërë mirë që nuk i keni kushtuar edhe aq vëmendje epilepsisë së Dostojevskit. Ka shumë pak të ngjarë që ai të ketë qenë epileptik. Epilepsia është afekt organik i trurit, i jashtëm në lidhje me strukturën psikike dhe i lidhur në përgjithësi me atë moment kur aftësitë psikike të njeriut bien e thjeshtëzohen.
Të gjithë njerëzit e tjerë të mëdhenj, për të cilët thuhet se kanë qenë epileptikë, nuk kanë qenë gjë tjetër veçse histerikë (as fantazisti Lobroso nuk dinte ende ta bënte dallimin).
Ky dallim nuk është aspak një pedantizëm mjekësor, por një element tepër themelor. Histeria i ka rrënjët te vetë përbërja psikike; ajo është shprehje e së njëjtës forcë arkaike të origjinës qe shfaqet edhe te veprimtaria e artistit gjenial. Por, ajo është gjithashtu, simptomë e një konflikti tepër të fuqishëm e të pazgjidhur që zien si zjarr vullkanik midis këtyre premisave të origjinës e që, për pasojë, e ndajnë jetën shpirtërore në dy kampe. Unë mendoj se te Dostojevski gjithçka duhet ta ketë bazën te histeria!
Për arsye “fshehtësie” nuk thuhet qartë asgjë rreth asaj që ka ndodhur. Është pikërisht kjo skenë fëminore-s’është nevoja që për këtë të bind autorin e Përjetimeve të para-që më pas i ka dhënë forcën romantike për t’u përsëritur në trajtën e një krize; e gjithë jeta e Dostojevskit më pas do të sundohet nga një qëndrim i dyfsihtë ndaj të atit (autoritetit): nënshtrim i verbër i mazokistit dhe rebelim i egër i të revoltuarit. Mazokizmi te ai përfshin ndjenjën e fajësisë që kërkon “të ndëshkohet”.
Ajo që ju e quani “dualizëm”, ne e quajmë “ ambivalencë”; kjo ambivalencë e ndjenjave është, gjithashtu , e trashëguar nga jeta psikike e njerëzve primitiv, por që është ruajtur mjaft mirë e që është bërë gati pjesë e vetëdijes së popullit rus që, midis të tjerash, ashtu siç e kam paraqitur edhe herë tjetër, s’ka shumë kohë që po përpiqet të hyjë në jetën e qytetëruar. Ky konflikt përshkruhet më së miri te historia e hollësishme e sëmundjes së një pacienti që s’mund të ishte tjetër veçse fund e krye rus.
Ky predispozicion i fuqishëm ambivalencës mund të ketë ndikuar, bashkë me traumatizmin fëminor, që të lindë dhuna e jashtëzakonshme gjatë sëmundjes histerike. Edhe rusët joneurotikë janë të tërë ambivalentë, ashtu si personazhet e Dostojevskit gati në të gjitha romanet. Pothuajse të gjitha veçoritë e artit të tij, të cilat ju, mjerisht, nuk keni arritur t’i kapni si duhet , lidhen me predispozicionin e tyre psikik që është anormal për ne, por normal për një rus; ose më saktë , ato lidhen me strukturën e tyre seksuale, gjë që duhet zbërthyer me imtësi.
Për këtë mjafton të sjellim një shembull: fakti që Vëllëzërit Karamazov trajtojnë pikërisht problemin më personat të Dostojevskit, atvrasjen, dhe marrin për bazë parimin psikoanalitik të ekuivalencës së aktit e të synimit të pavetëdijshëm. Njëkohësisht , veçantia e përfytyrimit të tij mbi dashurinë psikike, që herë është një shtysë instiktive, herë një pasion isublimuar, pamundësia e heronjve të tij për të vendosur nëse dashurojnë apo urrejnë, çfarë duan, çfarë nuk duan etj, të gjitha këto tregojnë se në çfarë terreni tepër të ndërlikuar është zhvilluar psikologjia e tij.
———————————-
(Shkëputur nga libri “Mbi letërsinë dhe artet” të autorit Zigmund Frojd)
E përgatiti: A.S.- ObserverKult
"Çka" përdoret vetëm për të përshkruar një gjë që nuk është as mirë as keq dhe në mes të fjalisë, jo në fillim. Ky përkthim, ama, është skandal.
KOQENGRËNËS, c´të keqe na paskësha përkthimi? Një gjuhë me rrjedhshmëri spontane, e pashtrëzuar. Je qreqëqirë shovenist ose autoshovenist enverist. Një sprovë freudiste. Mos ambivalenca, ose dyshpirtësia ruse nuk të lë rehat. Ha halera e dëshirohu për koqe!
Keta pallat jo vetem qe kopjojne, por lene jashte shkrimit dhe shenimet ne fund te faqes dhe pjese te tjera nga shkrimi... Per me teper lexoni origjinalin tek ObserverKult https://observerkult.com/cka-thoshte-frojdi-per-dostojevskin-dhe-vepren-e-tij/