Ka vdekur shkrimtari dhe intelektuali indian Sudhir Kakar

30 Prill 2024, 15:48Kulturë TEMA
Ka vdekur shkrimtari dhe intelektuali indian Sudhir Kakar

Psikanalisti dhe romancieri, vdekur me 22 Prill, ja kushtoi jetë një analize të krahasuar të imagjinarëve indianë dhe perëndimorë, duke afirmuar që “indiani është i pandërgjegjshmi i perëndimit”. Dhe e kundërta.

Intelektuali i madh dhe shkrimtari Indian Sudhir Kakar, lindur në 25 Korrik 1938 në Nainatal (atëherë në Indinë Britanike) ka vdekur në 22 Prill 2024 në moshën 85 vjeçare në Goa.

Shpirt i lirë, i vështirë për tu klasifikuar ky inxhinier i kthyer në psikanalist dhe romancier na lë një vepër të konsiderueshme, të njohur internacionalisht.

Përkundër studimeve të tij teorike, eseve ai njihet dhe për fiksionin e tij që eksploron specificitetin e mendësisë indiane, marrëdhëniet me kulturën, tensionet mes trashëgimisë tradicionale dhe moderne.

I lindur në një familje juristësh, edukuar në shumë qytete të shumta indiane duke ndjekur postet e njëpasnjëshme të të atit, Sudhir Kakar u nis për një karrierë shkencore. Në moshën 20 vjeçare, ai mori një diplomë të inxhinierisë mekanike në universitetin e Gujarat, para se të ndiqte studimet në Gjermani, në Mannheim. Aty, ai u orientua drejt menaxhimit, para se të merrte doktoratën në ekonomi në Universitetin e Vienës. Në fund fare, ai filloi një formim psikanalitik në Universitetin e Frankfurtit, që e mbaroi në Harvard, pas Erik Erikson, asistent i të cilit dhe u bë. A.K./TemA

2 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni.

    Sot pas vdekjes e morem vesht qe paska nje person me emrin Karkar qe eshte shkrimtar dhe intektual i madh.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aulirove

      Quhet Kakar o Kar!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje