FOTOT/ Në Maqedoninë e Veriut mbahet eventi për kinemanë me titull "Dallimet që na bashkojnë"

30 Prill 2024, 07:49Kulturë TEMA

FOTOT/ Në Maqedoninë e Veriut mbahet eventi për kinemanë me

Ditën e djeshme, Kinoteka e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit kanë organizuar një aktivitet me titull “Dallimet që na bashkojnë”.

Me pjesëmarrjen e Erma Troqes dhe Erand Meçës dhe me kurator Arsim Leskovicën aktivitetin bëri bashkë shumë studiues, fansa të kinemasë dhe artistë.

Në disa ditë u shfaqën dhe u diskutuan tre filma, “Lulëkuqet mbi mure” (Anagnosti, restauruar), “Uji i madh” (Ivo Trajkov; 2004), dhe “400 goditje” (François Truffaut, 1959).

Evente të tilla janë shumë të nevojshme për të krijuar hapësira sociale ku diskutohet dhe kremtohet arti i mirë si dhe për të bërë bashkë apo njohur njerëzit që bëjnë art, art të mirë.

Kinemaja, si një ndër artet pamore e cila ka influencuar më shumë jetët njerëzore, derisa në diktaturën shqiptare u kthye dhe në mjet propaganda gjithsesi mund të shërbejë dhe për një rol emancipator dhe krahasimi i saj me kinemanë europiane vetëm sa ndihmon.

François Truffaut është një nga regjisorët më të mirë francezë, pjesë e asaj që quhej “Nouvelle Vague” bashkë me Jean-Luc Godard. Gjithashtu mik me Milos Forman, pra, jo krejt i huaj për kinemanë shqiptare. A.K./TemA

Lini një Përgjigje