Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore do të sjellë sot, me datë 29 Prill, ora 20:00, në Teatrin e Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor “Këngët e Atdheut tim”, koncert në nder të Mjeshtrit të Madh të Penës dhe Polifonisë së Jugut, Lefter Çipa (Nderi i Kombit).
Lefter Çipa ishte njeriu që i shkroi më shumë se çdokush atdheut. Vlerat muzikore, pjesë korale të përpunuara, nga krijimtaria e mjeshtrit Çipa dhe ndërthurje e polifonisë vokale me instrumentet popullore (Orkestrën) do të vijnë nga orkestra.
Ashtu dhe etydi koreografik, nëpërmjet përpunimeve muzikore dhe konceptimit skenik bashkëkohor, do të vijnë nga Orkestra, Solistët, Grupi Vokal, Grupi i Valleve të Ansamblit Popullor, si dhe grupeve të ndryshme polifonike.
Të ftuar do të jenë personalitete të mëdhenj të artit dhe kulturës si Bujar Asqeriu, Irini Qirjako, Petrit Lulo, Aleksandër Gjoka, Eva Golemi, Artur Vera, Bashkim Alibali e të tjerë. A.K./TemA
Personalitet i madh i artit dhe kultures Aleksander Gjoka !! C'fare nuk po na degjojne veshet ! Mos ja qini nonen fare,po fare fare o burrat e dheut ! Jul Deda mjeshter i madh qe para 10 viteve,ndersa Aleksander Gjoka personalitet i madh i artit dhe kultures !!!
.... dhe motra e fredi Belerit qe na i ka perkthyer e kenduar grqisht kenget labce te Cipes duke i paraqitur ne Greqi si "polifoni greke"... Sa te mire qe jeni me keta mor aman...