
Falë mbështetjes së programit EU4Culture, po del në dritë një tjetër thesar i vyer i trashëgimisë kulturore, rrënojat e Kishës së Shën Mërisë, në Sh’Mri të Mamurrasit, të shpallura Monument Kulture, Kategoria l, në vitin 1973.
DRTK Shkodër bën me dije se, ndërhyrja konsiston në restaurimin dhe konsolidimin e mureve të kishës, restaurim i pikturës murale si dhe vendosja e një strehe metalike tek pjesa e absidës aty ku gjendet edhe piktura murale.
Ky monument po restaurohet dhe rijetësohet për t’i rikthyer vlerat këtij objekti kishtar të shekullit XV, si dhe për t’ia kthyer besimtarëve por edhe Kurbinit një tjetër destinacion turistik.
Trashëgimia kulturore shqiptare që përbëhet nga ndërtesa të vjetra, kryesisht të periudhës paraosmane ose dhe më të vona ka shumë perla të tilla që nuk duhen neglizhuar. A.K./TemA
ca para osmane ,,,,kisha katolike e shen marise ,,ka qen eshte dhe do jet vetem e kristjanve katolik,,,myslymanet kan xhamit e tyre ,,ku falen ,,ku vdesin ,ku bejne synet femijet ,,,