“Palme d’or” 2008 për filmin e tij « Entre les murs », kineasti Laurent Cantet ka vdekur të enjten e 25 Prillit në moshën 63 vjeçare, ka konfirmuar producenti i tij. « Ai ka vdekur këtë mëngjes nga sëmundja », bëri të ditur agjenti i tij Isabelle de la Pateillere, për agjencinë e France Press.
Një regjisor diskret me fibër sociale të brendshme, Laurent Cantet hyri në historinë e Cannes në 2008 dhe mori Palmën e Artë për « Entre les murs » që jepet nga një juri e kryesuar nga Seann Penn. Ashtu dokumentar sa dhe fiksion ky film me një buxhet prej 2.4 milionë eurosh ka personazh kryesor një profesor të frëngjishtes François Begaudeau dhe nxënësit e tij 13 në 15 vjeç me origjina gjeografike dhe sociale të shumta në një kolegj parizien.
Festivali i Kanës reagoi përnjëherësh, duke përshëndetur kujtimin e një “humanisti të palodhur, që kërkoi dritën përtej dhunës sociale, që gjeti shpresë në gjatësinë e realitetit ». Një kineast dhe skenarist me një vepër koherente dhe humaniste të drejtuar ka kinemaja e ndjeshme, në lëkurë dhe në shoqëri », shtoi Festivali, që e përshkroi « Entre les murs » si një film « me natyralizëm shqetësues ». « Kineast fin, diskret dhe me shumë humanizëm, aspak i fryrë nga Palma e artë që fitoi, Laurent Cantet ja doli me sukses dhe me sens ritmi të bëjë atë që është më e vështirë në kinema : të filmojë bisedat, domethënë, jetën ». – përshëndeti presidenti i dikurshëm i Festivalit të Kanës, Gilles Jacob.
Bir mësuesish, Laurent Cantet ishte trashëgimtari i kulturës së prindërve të tij, “njerëz të angazhuar me një numër të madh kauzash, me të cilat mëshirohej morali laik dhe republikan ». Një familje tjetër ai krijoi në studimet e tij në Idhec me një klan miqsh e shokësh me të cilët dhe themeloi një shoqëri produksioni, Serenade.
Të destinuar për të përshkruar botën dhe kompleksitetin e saj, katër metrazhet e gjata të para të Laurent Cantet tregonin një koherencë të madhe. Në dukje ngjarja mes një babai të harruar dhe djalit të tij të ngritur në detyrë (Ressources humaines) ; gënjeshtrat e një burri me diplomë që shpik një punë në OBSH dhe vret familjen e tij pasi zbuluan mashtrimin e tij (Emploi du temps, frymëzuar nga ngjarja Jean-Claude Romand) ; pushimet e grave në Haiti që paguajnë punëtorët për seks (Vers le sud) ; kronika e jetës në kolegj që duket se rezonon me turbullirat kombëtare që ngre pyetjet e pushtetit, pabarazisë së mundësive, të integrimit shoqëror dhe kulturor, pa letra (Entre les murs).
Ai arrin gjithmonë të filmojë punën: punëtorë, konsultantët, ndërmarrjet, punëtorët e seksit, nxënësit, profesorët, drejtorë si të ishin në Guantanamo.
Prandaj dhe evokon historinë e pesë vajzave të reja që përbëjnë një grup për të luftuar kundër maçizmit dhe shtypjen e burrave ndaj grave (Foxfire), atë të rikthimit në Havanë pas gjashtëmbëdhjetë vitesh ekzil në Spanjë (Retour a Ithaque), atë të një romancieri parizien që ngjall një atelie piktur me një grup të rinjsh (L’Atelier), apo akoma atë të një shkrimtari të ri që publikon romanin e tij të parë dhe gjen në internet komente homofobe dhe antisemite (Arthur Rambo).
Regjisori po punonte për një projekt filmik (L'Apprenti) që do dilte në 2025. A.K./TemA
Lini një Përgjigje