VIDEO/ Dua Lipa lexon romanin e shkrimtares suedeze të nominuar për Booker 2024

25 Prill 2024, 15:30Kulturë TEMA

VIDEO/ Dua Lipa lexon romanin e shkrimtares suedeze të nominuar për

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare në botë Dua Lipa ka lexuar sot një pjesë nga libri “The Details” që është në listën e ngushtë për Booker Prize në letërsi.

Libri është shkruar nga Ia Genberg dhe përkthyer nga Kira Josefsson dhe bën fjalë për një mogul mediash që shkruan një letër dashurie të harruar, një mik që zhduket, një dashnor që lë pas diçka të papritur; një grua e traumatizuar konsumohet nga ankthi i saj.

Me temperaturë të lartë një grua rri në shtrat, papritmas ndjen një nevojë për të rilexuar një roman nga e shkuara. Brenda librit është një shënim, një mesazh nga një ish-e dashur.

Faqe nga e kaluar fillojnë e i kalojnë para syve, plot me gjëra që ajo nuk mund ti harrojë dhe me njerëz që nuk mund të harrohen. Johanna, e njëjta ish-e dashur, tashmë një prezantuese e famshme. Niki është miku që është zhdukur vite më para.

Alehandro që shfaqet si stuhi në momentin e duhur dhe Brigitte cilësitë e mahnitshme të së cilës mbajnë një sekret të errët.  Kush është vërtetë subjekti real i portretit, ai që pikturohet apo ai që mban penelin?

Ia Genberg ka lindur në Suedi në 1967 dhe në 2012 ka publikuar romanin e saj të parë. A.K./TemA

 

1 Komente

  1. D
    DmJ

    Fakti qe ka recituar sdo te thote qe e ka lexuar librin

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje