Vijojnë me ritëm të mirë punimet në Mozaikun e Tiranës, do të hapet së shpejti

24 Prill 2024, 12:35Kulturë TEMA

Vijojnë me ritëm të mirë punimet në Mozaikun e

Punimet në kantierin e Mozaikut të Tiranës po ecin me një ritëm të mirë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri për Kulturën Blendi Gonxhja.

Mozaiku i Tiranës do të jetë një qendër ku do të ekspozohen për publikun mozaikët e mbyllur të periudhës së antikitetit dhe atyre të antikitetit të vonë.

Këto gjenden në sitet tona më të rëndësishme si Apollonia, Butrinit, Bylis, Durrësi, Elbasani dhe shumë të tjera.

Kjo iniciativë e shkëlqyer do ti krijojë mundësinë qytetarëve të shijojnë pasurinë kulturore të vendit nepërmjet teknologjive moderne duke bërë të arritshme për një gamë të gjerë publiku.

Duke marrë parasysh se mozaikët happen rrallë për publikun sepse janë të rrezikuar nga kushtet atmosferike, Mozaiku i Tiranës do të ofrojë një grafik të përcaktuar vjetor për publikun dhe turistët e shumtë. A.K./TemA

2 Komente

  1. S
    Sherrxhiu

    Një ndërtim i tillë modern ,jo vetëm që stonon me mozaikun antik të gjetur 40 vjet me parë,por stonon dhe me ambientin rreth e rrotull. Nuk e di se çfar kanë patur parasysh ato 'arkitektët e kompjuterit' me këtë gjënë abstraksioniste,qe s'dinë të vizatojnë as edhe nje mur,por jane 'maestro' që të bëjnë shpikje të tilla nga zyrat e tyre me ere mbytese hashashi ,se s'kanë dal ndonjēherë në terren e të njohin realitetin.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cufi

      Se kuptoj: Ne DR dhe ne gjithe Shqiperine ka pasuri te jashtezakonshme te antikitetit per te cilat as nuk kujtohet njeri ...kurse per dy m2 mozaik ne TR hapet thesi i shtetit edhe hidhen gjithe keto para... Kush ma shpjegon dot?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje